Nuk jam e vetmja që e kam tentuar të bëj krepë me thjerrëza të kuqe, sepse u bë aq virale sa nuk ngeli njeri pa e provuar.
Kur e bëra herën e parë, isha shumë skeptike se do dilnin si krepë. Nuk do ishte hera e parë që një recetë ”virale” del e dështuar, por ndodhi e kundërta. Dolën realisht si krepë hahahaha.
Përdorimi i legumeve kohët e fundit për të krijuar bukë, apo krepë, pite etj pa gluten po bëhet edhe më i shpeshtë. Kjo është një mundësi më shumë për personat që janë gluten-free apo që duan më pak karbohidrate në dietën e tyre.
Megjithatë, le ta nisim me recetën për këto krepë me thjerrëza të kuqe e më pas bëjmë recetat e tjera.
Krepë me thjerrëza
Notes
Kjo recetë mund të kete shumë variacione. Mund të shtoni 1 lugë gjelle fara lini të shtypura për ti dhënë më shumë elasticitet, ose 2 lugë fara miks (luledielli, kungulli, lini) për më shumë shije.
Përbërësit
- 🔹️1 kupë thjerrza portokalli
- 🔹️2 kupë ujë të pijshëm
- 🔹️ pak kripë
Instructions
- I shpëlajmë pak thjerrzat dhe i vendosim në një enë. Shtojmë ujin dhe i lëmë ashtu për 1 orë.
- I kalojmë në blender bashkë me ujin .
- I bluajmë sa masa të bëhet kremoze.
- Ngrohim mirë një tigan për krepë dhe pastaj e lyejmë.pak me vaj.
- Hedhim ⅓ e masës dhe e lëmë të piqet deri sa pjesa e sipërme mpikset. E kthejmë me kujdes dhe e pjekim edhe nga ana tjetër për 1 minutë.
- Pjekim dhe pjesën e mbetur të brumit.
Leave a Reply