Bukë pa gluten në kushte shtëpie

Gjëja e parë që të shkon në mendje kur duhet të konsumosh ushqime pa gluten është; po Bukë pa gluten në kushte shtëpie? Ka? A do ha dot bukë?

Kjo nuk është hera e parë që flas për gatime pa gluten, biles për ata të rinj në këtë blog, mund t’ju informoj që unë kam një kategori të dedikuar për këtë. Aty mund të gjeni edhe ëmbëlsira sigurisht ☺.

Dhe jo vetëm kaq, kam drejtuar edhe një sezon me 12 seri në Living HD për gatimet pa gluten. Për arsye teknike nuk gjendet në YouTube.

Megjithatë, të kthehemi te fokusi ynë, te kjo recetë për bukë pa gluten. Fatmirësisht, në Tiranë (pasi akoma nuk mund të them në Shqipëri), mund të gjenden shumë varietete ushqimesh pa gluten. Megjitahtë, janë me çmim të lartë. Për këtë arsye, unë dua të tregoj që po, ne mundemi të mbajmë një rregjim pa gluten edhe me kosto të lirë. Me kusht që të kemi qejf ushqimet e gatuara në shtëpi.

Ende nuk kam nisur me kombinim miellrash pa gluten për të nxjerrë një recetë timen, por si fillim zgjodha të marr një miell I cili është specifikisht per bukë.

[lt_recipe name=”Bukë pa gluten në kushte shtëpie” servings=”15 racione” prep_time=”40M” cook_time=”40M” total_time=”1H20M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/08/wp-15969852473148454109000015852402-461×1024.jpg” ingredients=”• 250g miell mix për bukë;• 1 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 l kafe maja birre;• 1 luge çaji kripë;• 150ml ujë të vakët (plus minus deri sa të lidhet brumi);” ]Bashkojmë gjithë përbërësit duke I trazuar energjikisht deri sa të lidhet brumi; E lyejmë enën me vaj ulliri dhe vendosim brumin; Mbështjellim enën me qese dhe e lëmë të pushojë për 1 orë; Ndezim furrën në 200◦C; Marrim brumin, me duar të njomura me vaj ulliri e vendosim në një enë buke dhe e shtypim pak me duar; E mbulojmë enën me qese dhe e lëmë të pushojë rreth 40 minuta. Kjo kohë do nevojitet që edhe furra të nxehet mirë; E pjekim bukën për rreth 40 minuta ose deri sa të ketë kulluar mirë; Buka duron shkëlqyeshëm nëse e ruani në qese per 3 ditë[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading