Si mendoni ta nisim me recetën e kësaj Pançetë gici e mbushur me fruta të karamelizuara? Unë do të thoja pse jo.
Roletë, qofshin të gicit- si kjo e sotmja, viçi apo si ajo e pulës që ndava këtë javë, janë gjithmonë diçka speciale. Një pjatë fantastike dhe e veçantë që do të shndërrojë mënyrën sesi keni konsumuar deri tani pançetën e gicit.
Ky variant , jo vetëm që sjell një shije të ëmbël e në gojë, por edhe një teksturë të mikse ku krokantja e lëkurës së gicit kontraston me butësinë e frutave.
Në Shqipëri gjen kollaj pançetë gici ama jo me lëkurë. Nëse keni dikë të njohur, mund ti kërkoni mos t’ia heqin lëkurën. Gjatë pjekjes lëkura bëhet shumë kërce dhe ka shije shumë të mirë.
Kësaj rradhe unë pançetën e kisha me gjithë lëkurën e gicit dhe kjo bëri që shtresa e jashtme të bëhej shumë kërce.
Të njëjtën recetë mund ta përdorni edhe për pançetë pa lëkurë, thjesht koha e pjekjes do jetë më e shkurtër.
E pa humbur kohë, po ju lë të lexoni këtë recetë për Pançetë gici e mbushur me fruta të karamelizuara
Pançetë gici e mbushur me fruta të karamelizuara

Përbërësit
️ 1 kg pançetë gici me gjithë lëkurë
️ 5 kajsi të thata
️ kripë, piper i kuq
️ 1 portokall në feta
️ 2 degë rrush
️ 3 mandarina
️ gjysmë limoni në feta
Instructions
- Ndezim furrën në 200°C.
- Thajmë mirë pançetën me pak letër kuzhine. E kriposim nga brenda dhe sistemojmë në rresht kajsitë e thata.
- E rrotullojmë dhe e lidhim me spango si në foto, duke u siguruar që kajsitë nuk dalin jashtë.
- E kriposim e piperosim mirë pançetën nga jashtë dhe e fusim në një tavë me kapak.
- Anash mishit sistemojmë gjysmën e frutave duke u siguruar që prekin mishin anash.
- E pjekim mishin për 2 orë me kapak. Pasi ka kaluar koha e nevojshme, heqim kapakun, rrisim temp në 250° dhe vijojmë pjekjen për 30 minuta sa lëkura krijon këto flluskat sipër. Nëse mishin e keni pa lëkurë, piqeni për 15 minuta sa të thekëriset.
- Mishi mund të konsumohet edhe i ftohtë.




Anonymous
28 Janar, 2024 at 12:52 pmKur te vij une ta shijoj





Bake My Day Happy
28 Janar, 2024 at 1:06 pmHahaha në thuaj kush je që të të them kur të vish

