Sot si fundjavë, do ju tregoj një recetë fantastike për role pule të mbushur me fruta. Vërtet ka pak lodhje për tu zhveshur nga kockat, por besomëni që ia vlen mundimi totalisht.
Unë pashë këtë videon në YouTube që më ndihmoi se si ta qëroja vetë dhe kockat i përdora për ti bërë lëng. Pra dy gatime me të njëjtin shpend, mirë apo jo? 😂😂😂
Receta nuk është e vështirë, por nëse keni ndonjë rast special apo miq që t’ju vijnë për vizitë, apo thjesht për qejf, ua sugjeroj ta gatuani. Do lini çdokënd me gojëhapur, një pjatë e denjë gourmet.
Vetëm kur e thua emrin Role pule të mbushur me fruta, njerëzit do thonë WoW!!, le pastaj kur ta provojnë.
Në fotot që shoqërojnë recetën, unë e servirur me rizoto dhe patate të ëmbël që e poqa bashkë me pulën. Mund të shoqërohet edhe me sallatë, me patate furre, pra praktikisht me çdo gjë që shkon me pulën.
Role pule të mbushur me fruta
Notes
Në Shqipëri vështirë të gjeni kasap që tua zhveshë pulën nga kockat, por me pak asistencë nga videot në YouTube dhe një thikë e mprehtë, mund ta bëni edhe vetë. Kockat mos i hidhni por ziejini mirlë me disa perime dhe do përftoni një super lëng pule.
Përbërësit
- 🔹️ 1 pulë e zhveshur nga kockat
- 🔹️ 100g kungull i verdhë i zier pak
- 🔹️ 70g kumbulla të thata
- 🔹️ 70g bajame
- 🔹️ kripë
- 🔹️ 1 tufëz rozmarinë
- 🔹️ 1 tufëz gjethe sherebelë
- 🔹️ hudhër pluhur
- 🔹️ 1 lugë gjelle gjalpë
Instructions
- Ndezim furrën në 280°C
- Pulën e hapim me gjoks poshtë dhe në pjesën e brendshme i hedhim pak kripë, pluhur hudhre, pak sherebelë dhe rozmarinë të grirë (pjesën tjetër do ia vëmë sipër), bajamet, kungullin e prerë në kubikë dhe kumbullat.
- E rrotullojmë duke u kujdesur të mbajmë mbushjen brenda.
- Dy cepat e jashtëm i kapim me kunja bambuje dhe më pas e lidhim me spango.
- Fiksojmë brenda spangos edhe degët e mbetura të sherebelës dhe rozmarinës.
- Në enën që do e pjekim, skuqim pak gjalpë dhe pulën nga ana e lëkurës për disa minuta sa lëkura të marrë pak ngjyrë.
- Pastaj e transferojmë në furrë ku e pjekim edhe për 25 minuta, aq sa pula të ketë marrë ngjyrë lajthi.
- Pasi është pjekur, e lëmë të pushojë për gati 10 minuta dhe e presim.
Leave a Reply