Nuk jam as e para dhe as e fundit që ndaj një recetë për Qifqi Gjirokastrite apo qoftet me oriz, por ndoshta mund të jem ndër të parat që t’ju them se qifqitë/qoftet e orizit të pa gatuara mund të ruhen shkëlqyeshëm në ngrirje.
Unë i përgatita që të dielën dhe në vend që ti skuqja, i futa në ngrirje.
Duhet patur pak kujdes para ngrirjes.
- Si fillim si sistemojmë qifqitë në një rresht të vetëm.
- I ngrijmë ashtu si janë të pa mbuluara për gati 1 orë.
- Pastaj i fusim në një qese me zip dhe i ngrijmë deri para se ti konsumojmë.
Ky proçes quhet “Flash freezing” apo “ngrirje e shpejtë”. Kjo bën të mundur që qoftet mos ngjiten me njëra tjetrën kur ti ngrijmë e mos kthehen në copa akulli. Gjithashtu zgjat kohën e mirë-ruatjes së qifqive.
Para se ti konsumoni, nxirrini një natë para nga ngrirja dhe i lerini të shkrijnë në frigorifer tek freskuesja. Më pas, kalojini në miell dhe i keni gati për skuqje.
Këto Qifqi Gjirokastrite janë fantastike jo vetëm për shijen, por sepse mund të bëhen me pilafin e pangrënë, klshtu nuk hidhni asgjë poshtë. Super apo jo? Ju duhen fare pak përbërës, një supë apo sallatë për ti shoqëruar dhe voila, ia hodhët një vakti. Nëse doni diçka më moderne, në blog keni edhe këtë version qoftesh me drithra.
Qifqi Gjirokastrite

Përbërësit
️ 3 kupa oriz i zier/pilaf i mbetur
️ 150g djath i bardhë i copëtuar
️2 lugë gjelle nenexhik i tharë
️pak kripë
️ 1 vezë
️ 1 lugë miell
Instructions
- I përziejmë të gjithë përbërësit në një tas.
- I japim formën e qofteve dhe ose i skuqim direkt, ose i ngrijmë për gatim të mëvonshëm siç e kam shpjeguar në fillim të këtij postimi




Majlinda
17 Janar, 2024 at 12:12 pmMe kujtove gjyshen…kishte edhe tiganin e posacem per t’i skuqur
Bake My Day Happy
17 Janar, 2024 at 2:17 pmAh sa bukur kur ke kështu kujtimesh
. Ne fakt me tiganin me gropëza skuqen akoma më mirë se bëhen kërce nga të gjitha anët dhe dalin perfekt të rrumbullakta.