First of all I want to thank @sebastiancopien for allowing me to share his recipe for the Green Power breakfast bowl . Thank u !
E nisa në anglisht pasi receta e sotme është marrë nga libri Healthy Vegan nga @sebastiancopien dhe @niko_rittenau. Pasi mora lejen nga autorët për të ndarë recetën, po e ndaj edhe me ju. Para disa kohësh kur ndiqja një rregjim të përkohshëm vegan, bleva librin e tyre.
Receta është për 2 persona por mendoj se mund të hanë fare mirë 4 . Kombinimi mund të duket i habitshëm, por besomëni, shija ishte unike dhe të mban ngopur për 1 kohë të gjatë.
Nëse jeni duke ndjekur apo doni të ndiqni një rregjim vegan/vegjetarian, kjo është receta e duhur për një mëngjes të shëndetshëm. Në blog keni dhe plot receta të tjera si kjo këtu, apo kjo këtu etj.
Green Power breakfast bowl

Përbërësit
- Për smoothie bowl:
️ 75g spinaq i freskët (unë e kisha të ngrirë)
️ 75g qiqra të ziera (neëse i keni nga kanaçja shpëlajini paraprakisht)
️ 1 banane
️ 5 degë majdanoz
️ 10 gjethe nenexhik të freskët
️ 2cm ginger të freskët
️ 2 portokallë të qëruar
️ 3 hurma arabie pa bërthamë
️1 lugë gjelle fara lini
️ pak turmerik pluhur e pak kripë
️ 300ml ujë
- Për të servirur pjatën:
️ 4 lugë gjelle granola mix (të bërë vetë ose të blerë)
️ 5 lugë gjelle kos vegjetal (unë përdora kos soje që e bëj vetë)
️1 banane në kuba
️ frut physalis ose çdo frut tjetër që të doni.
Instructions
- Fusim të gjithë përbërësit e smoothie në një mikser të fuqishëm (unë kam nutribullet) dhe i bluajmë mirë deri sa masa të bëhet kremoze.
- E ndajmë smoothie-n jeshil në 2 tasa (ose 4) dhe përsipër shtojmë si ne foto kosin e sojës, granolën dhe frutat sipas dëshirës.
- E shijojmë



Enkelejda Mullisi
17 Janar, 2024 at 2:38 pmNje super mengjes, faleminderit per idete qe na jep

Bake My Day Happy
17 Janar, 2024 at 2:43 pmKënaqësia e tëra e imja. Flm nga zemra