Akullore e shpejtë me shije kosi

Jump to recipe

Kush nuk do ta donte tani në verë një akullore e shpejtë me shije kosi? Në fakt me afrimin e kohës së ngrohtë, të gjithë pranojmë me dëshirë se një akullore do na freskonte më së miri

Mirëpo, akulloret e blera shpesh kanë shumë sheqer ose shumë përbërës të tjerë që ndoshta nuk na bëjnë mirë. Unë kisha në shtëpi pajisjen e akullores e cila kish zënë pluhur se nuk e përdorja. Një nga arsyet pse nuk e përdorja ishte se para se të blija frigoriferin banak, frigoriferi i shtëpisë nuk ma nxinte.

Ndaj e degdisa diku ku dhe e harrova realisht. Sot, ose më mirë dje, duke pastruar dollapin, e pashë dhe e nxora. E pastrova mirë dhe e futa bazën në frigorifer të ngrinte.

Për kuriozitet, e dini si funksionon një pajisje akulloreje?

Para se të kaloj te receta dua t’ju them një gallatë. Unë nuk e dija si funksiononte një makineri akulloreje. Flas këtu e 20 vite para. Mendoja se ishte një tip mikseri, qe e vije në prizë dhe fillonte të ngrinte (si frigoriferi) dhe duke trazuar, do ngrinte dhe akulloren. E me kete ide, vajta bleva një pajisje (të cilën sot e gëzon motra ime pasi ia dhurova asaj). Se keni idenë çfarë zhgënjimi pësova kur mësova se nuk ishte ashtu si e kisha menduar unë.

Mirëpo, si është e ndërtuar kjo pajisje? Thjesht fare. Baza e makinerisë është një enë me dopio mure dhe në mes ka një lëng si ai i akumulatorëve të termuseve i cili ngrin dhe e mban temperaturën e ulët për një kohë të gjatë. Veshja e brendshme është alumin dhe ajo kthen kremin në akullore të shpejtë.

Të kalojmë te receta jonë, kjo Akullore e shpejtë me shije kosi ka vetëm 4 përbërës dhe realisht ia vlen ta përgatisni në shtëpi. Mund të lexoni me vëmendje recetën pasi ju tregoj si ta bëni edhe pa pasur pajisjen e akullores.

PS: Nëse doni të eksperimentoni me shijen, këtu në blog keni dhe një version me salep dhe të përgatisni vetë kaushin për akullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading