A doni një recetë Krem karamel me tre përbërës? Apo thënë ndryshe një krem karamel si qëmoti?
Gjithmonë kisha menduar se të gatuaje kremin karamel në shtëpi ishte shumë e komplikuar. Në fakt është krejt e kundërta. Ju nevojiten vetëm tre përbërës për të përgatitur një krem karamel fantastik dhe pak teknikë.
Më e rëndësishmja nga të gjitha është freskia e vezëve. Unë e kam tentuar disa herë këtë recetë dhe vërtet, gjithmonë më ka dalë mirë, por më bezdis era e vezëve. Kësaj rradhe kam përdorur markën e vezëve Savio, dhe qëllova në shenjë.
Si të kuptojmë nëse vezët janë të freskëta?
Për të përgatitur këtë krem karamel me tre përbërës, duhet të mbajmë në konsideratë freskinë e vezëve. Lind pyetja: Si të kuptojmë nëse vezët janë të freskëta? E thjeshtë, bëni provën e ujit. Mbushni një gotë qelqi me ujë nga çezma. Zhysni vezët një e nga një. Nëse veza zhytet në fund të gotës, atëhere e keni të freskët. Nëse pluskon sipër, hidheni, veza është e ndenjur. Nëse veza qëndron afër fundit, por jo tërësisht e zhytur në fund, do të thotë se janë pak të ndenjura por ende mund ti konsumoni. Pasi të siguroheni se vezët i keni të freskëta, mund të vijoni me përgatitjen e recetës.
Rradha e punës …
Si fillim, përgatisim karamelin, apo sheqerin e djegur thënë në gjuhën popullore. Hedhim sheqerin në një enë dhe e vëmë në zjarr. Kur shikoni se anash po fillon të lëngëzohet dhe mban aromën e karamelit, mos e trazoni me lugë, por rrotullojeni tiganin avash avash. Nëse e trazoni me lugë, sheqeri do ngrijë rreth lugës do kristalizohet, duke e bërë karamelin jo të njëtrajtshëm. Proçesi i djegies së sheqerit ndodh shumë shpejt ndaj duhet të kini kujdes se nëse digjet, bëhet i hidhur. Ngjyra duhet të jetë kafe lehtësisht e errët.
Pasi karamelin e keni gati, mund ta transferoni në enë individuale, ose në një enë të madhe që duron pjekjen në furrë. Pra enët më të mira janë metalike ose porcelan.
Pjekja e Kremit karamel
Kremi karamel piqet në banjë mari. Pra pasi ta keni ndarë kremin karamel në tasa, sistemohen mbi një tavë të madhe dhe në të hidhet ujë i përvëluar. Kjo do të bëjë të mundur që vezët të mos piqen dhe masa t’ju dalë si omeletë e pjekur. Ufff, shumë e shpifur.
Gatimi në banjë mari do bëjë që qumëhti i përzier me vezën e sheqerin të kthehet në këtë ëmbëlsirë kremoze e ngjashme me panna cotta-n por pa përdorur xhelatinë.
Ok, boll me shkrin tani, po ju lë recetën që nëse do e bëni, pres përshtypjet tuaja.
Krem karamel me tre përbërës
Përbërësit
- Për kremin
- 🔹️ 7 kokrra vezë
- 🔹️ 200g sheqer
- 🔹️ 1 litër qumësht
- 🔹️ pak vanilje.
- Për sheqerin e djegur:
- 🔹️ 1 filxhan kafeje sheqer.
Instructions
- Ndezim furrën në 200°C.
- Djegim sheqerin në një tigan dhe e hedhim tek enët metalike të cilat i sistemojmë mbi një tavë. Mos u merakosni të përhapni karamelin, se pak pjekjes tretet vetë.
- Përgatisim kremin. Rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë qumështin e vaniljen.
- I kalojmë tek enët metalike por duke e kulluar në sitë. Sita heq ajrin e tepërt në krem dhe ndonjë copëz albuminë të pa rrahur mirë.
- Hedhim ujë të përvëluar në tepsi deri në ½ e lartësisë së enëve dhe me shuuuuumë kujdes e fusim në furrë. Mund të fusni tavën bosh në furrë e pastaj të shtoni ujin e nxehtë, shihni e bëni.
- I pjekim për 25 min fiks dhe i heqim. I lëmë të ftohe mirë dhe pastaj i kthejmë përmbys.
- Ps: kaloni majën e thikës rreth e qark kremit që të dalë nga forma kollaj.
Nutrition Facts
Krem karamel me tre përbërës
Serves: 9 persona
Amount Per Serving: 1 krem karamel
|
||
---|---|---|
Calories | 289kCal | |
% Daily Value* | ||
Total Fat 10g | 15.4% | |
Saturated Fat 4g | 20% | |
Trans Fat 0g | ||
Cholesterol 337mg | 112.3% | |
Sodium 125mg | 5.2% | |
Total Carbohydrate 36g | 12% | |
Dietary Fiber 0g | 0 | |
Sugars 6g | ||
Protein 12g |
Vitamin A 5% | Vitamin C 1% | |
Calcium 14% | Iron 89% |
* Percent Daily Values are based on a 2,000 calorie diet. Your daily values may be higher or lower depending on your calorie needs.
Bake My Day Happy
Anonymous
22 Maj, 2023 at 11:35 amPo yll fare 🌟🌟🌟🌟🌟
Bake My Day Happy
22 Maj, 2023 at 11:42 am😍 faleminderit