U çmend interneti me foto të këtij Cheesecake me lotus biscoff aq sa nuk i rezistova dot as unë.
Pasi e kullufitëm e kuptova përse ishte bërë aq i famshëm.
Në fakt cheescake-ët pa pjekje janë shumë të thjeshtë e të shpejtë për t’u gatuar. Akoma edhe më të shpejtë për tu ngrënë për atë punë, por ia vlen mundimi.
Për përgatitjen e këtij cheesecake unë përdora biskotat Lotus dhe kremin Lotus biscoff që realisht janë elementi kryesor. Baza e tyre janë erzat (ndoshta kanellë, karafil etj) të cilat të kujtojnë paksa Krishtlindjen. Të paktën për mendimin tim. Në Shqipëri deri para ca kohësh, nuk gjendeshin, por supermarket Baronesha i futi ne treg e u bë nami. Unë jua vendosa linket e këtyre dy produkteve më sipër, dhe nëse keni fat, mund ti porosisni online.
Kjo lloj recete ka një anë negative veçse, pasi pa biskotat apo kremin Lotus, shija nuk është njësoj. Pra shkurt, nuk ka Cheesecake me lotus biscoff pa biskotat apo kremin Lotus biscoff për këtë recetë 🙁 .
Cheesecake me lotus biscoff
Notes
⚠️⚠️⚠️ Kujdes, shkakton varësi të tmerrshme dhe sherr me familjen se kush ha më shumë!!!
Përbërësit
- Për bazën:
- 🔹️ 250g biskota lotus
- 🔹️ 100g gjalpë i tretur
- Për mbushjen:
- 🔹️ 500g krem djathi (unë përdora të firmës Arla, më ekonomike)
- 🔹️ 150ml salcë schmand (sour creme)
- 🔹️ 2 lugë gjelle plot krem biscoff
- Veshja e jashtme:
- 🔹️ 2 lugë plot krem biscoff
- 🔹️ 2 lugë nga pluhuri i biskotave.
Instructions
- Tava është në.përmasat 20cm × 20cm. Tavë më e madhe nënkupton shtresë.më të hollë kremi
- Për bazën, grijmë imët biskotat (ruajmë pak mënjanë për veshjen) dhe i bashkojmë me gjalpin.
- Shtrojmë masën te tava dhe e ngjeshim njëtrajtësisht.
- E fusim në frigo sa të bëjmë kremin.
- Përziejmë në mikser kremin me të 3 përbërësit dhe ia shtrojmë sipër bazës së biskotave.
- Te ena që shkrimë gjalpin, tresim duke trazuar shumë shpejt kremin biscoff dhe veshim cheesecake nga lart.
- Dekorojmë me biskotat e thërrmuara dhe e fusim në frigo për gati 1 orë sa të mpikset
Leave a Reply