Verë me mollë të egra e bërë në kushte shtëpie

Çfarë është gjëja e parë që ju vjen në mëndje kur jashtë është një vapë e tmerrshme?

Mua personalisht, me shkon mendja për një pije të ftohtë me shumë akull, poshtë një palme të madhe që më bën hije e përballë të kem një det me ngjyrë smeraldi dhe një brez rëre të bardhë. Eh, sigurisht, vetëm në ëndrrat e mia kjo pjesa e dytë ☺.

Ama, për atë pijen e ftohtë akull, me shumë shije them se e kam realizuar, dhe shumë kollaj madje. Duke kaluar poshtë një peme me mollë të egra që sa kishin filluar të skuqeshin disi, më lindi ideja e çmendur e të bërit të verës me mollë në kushte shtëpie. Jam shumë e lumtur që më shkrepi në mëndje, pasi doli fantastike. Mora një qese e këputa rreth 1 kg mollë të egra, të cilat I konvertova në këtë pije fantastike dy javë më vonë.

 

[lt_recipe name=”Verë me mollë të egra e bërë në kushte shtëpie” servings=”5 litra” prep_time=”10M” total_time=”168H” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/06/vere-me-molle-te-egra-1.jpg” ingredients=”• 1 kg mollë të egra ;• 900 gr sheqer të bardhë;• ¼ lugë çaji maja birre;• 5 litra ujë;” ]Si fillim marrim një damixhan qelqi 5-litërsh me mbyllje hermetike; Në të hedhim mollët të cilat për thjeshtësi I kemi ndarë në katërsh (ose në dysh në varësi të grykës së damixhanit); Shtojmë sheqerin, majanë e birrës dhe në fund ujin; E tundim mirë damixhanin që sheqeri të shkrihet. Mos u merakosni nëse nuk tretet I gjithi pasi me kalimin e kohës do tretet dhe do fermentohet, duke e kthyer kështu verën në pije me gaz ☺; E lëmë damixhanin në një vend larg dritës së diellit për rreth dy javë. Gjatë kësaj kohe do vëreni disa bulëza që lëvizin nëpër shishe; Pas dy javësh, hapeni e kujdes shishen, mundësisht Brenda në lavaman pasi nga gazi I krijuar mund të ndodhë të derdhet pak; Kullojeni verën nga mbetjet e mollëve dhe hidheni ne gota me shumë akull.[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading