Qofte vegane me kërpudha? Pse jo.
Në pamje dhe në aromë këto qofte ishin fiks si ato me mish. Duke qënë qofte vegane, unë nuk përdora vezë por lëvore psyllium husk. Mund të them me krenari se ne shqiptarët, konsumojmë shumë perimet. E fatmirësisht, kemi kushtet kaq të mira sa mund të rrisim lloj lloj perimesh.
Qoftet vegane/vegjetariane me perime jane një opsion i shkëlqyer per të përdorur perimet që kemi në shtëpi me shumicë.
Mjafton një patate, pak presh, ndonjë kungulleshkë apo karotë dhe në pak minuta do mund të sajoni ca qofte yll. Megjithatë, postimi i sotëm ka të bëjë me këto qofte vegane me kërpudha.
Nëse vërtet nuk mund të bëni pa mish, në blogun tim keni edhe disa versione të tjera që mund të provoni.
Psh, si këto këtu, apo këto këtu etj…
Sot fatmirësisht mund ta gjeni në tregun shqiptar si psh tek Rossmann, apo Neranxi.
Për ata që nuk e njohin, psyllium është fibër e pastër e tretshme dhe ndihmon shumë në pastrimin e zorrëve në mënyrë natyrale ndaj kur ta blini, mendoni që po i bëni vetes edhe një nder shumë të madh.
Qofte vegane me kërpudha
Përbërësit
- 🔹️ 3 kërpudha portobello (ato të mëdha me ngjyrë kafe)
- 🔹️ ½ qepë
- 🔹️ pak vaj ulliri
- 🔹️ 1 tufë majdanoz
- 🔹️ 1 tufë kopër
- 🔹️ 2 thelpinj hudhër
- 🔹️ 1 lugë gjelle miell (plus për veshjen e qofteve)
- 🔹️ 1 lugë gjelle psyllium husk
- 🔹️ 100ml ujë
- 🔹️ kripë e piper të zi
- 🔹️ 3 lugë gjelle bukë të therrmuar
Instructions
- Në mikser me thikë fusim kërpudhat dhe qepën e bluajmë.
- Masën e kalojmë në tigan ku keminhedhur pak vaj ulliri dhe e gatuajmë sa kërpudha e qepa të kenë nxjerrë gjithë lëngun. Ky hap bëhet për të avulluar gjithë lëngun që ato kanë që mos të squllen qoftet.
- Te brumi tashmë i thatë hedhim me rradhë erzat, bukën e thërrmuar, hudhrën, kripë, piper dhe 2 lugë miell. E trazojmë mirë. Përziejmë shumë shpejt psylliumin me ujin deri sa masa bëhet xhelatinoze (punë sekondash) dhe e bashkojmë me brumin e qofteve.
- I japim formë qofteve tona dhe i lyejmë me miell para se ti skuqim.
Leave a Reply