Doni një recetë të thjeshtë për të gatuar Waffles vegane me salcë molle? Sigurisht, kjo është receta ime e shpejtë për ti përgatitur.
Kur vjen puna në gatimin e pancakes/waffles, nuk përbën problem mungesa e vezës dhe qumështit të lopës.
Këto waffles vegane janë kaq të mira sa nuk do ta kuptonit fare që janë vegan. Ama para se ti përgatisni këto, duhet të përgatisni purenë e mollës e cila do shërbejë si zëvëndësuese e vezës. Ju nevojiten vetëm dy kokrra mollë e pak ujë, por më shumë detaje i gjeni më poshtë.
Salcë molle
Notes
Kjo salcë molle duron rreth 1 javë nëse e ruani në kavanoz të mbyllur mirë dhe në frigorifer.
Përbërësit
- 🔹️ 2 mollë renetë ose jeshile
- 🔹️ 1 filxhan kafeje ujë.
Instructions
- Ziejmë mollët e qëruara deri sa të zbuten dhe i bluajmë.
- E vendosim në kavanoz dhe e ruajmë kur të na duhet.
- Sipas dëshirës mund ta aromatizoni edhe me erëza të ndryshme si kanellë & karafil, por për këtë recetë kam zgjedhur ta lë pa gjë shtesë.
Tani e mësuat që e mësuat se si bëhet salca e mollës, si mendoni të kthehemi te receta jonë për Waffles vegane me salcë molle?
Po? ok, vazhdojmë, poooor, edhe një gjë të fundit. Receta kërkon qumësht vegjetal si psh ai i orizit, por ju mund ta zëvëndësoni edhe me kosin e sojës. Recetën e gjeni këtu dmth. Nëse nuk keni asnjërën, atëhere përdorni qumësht tërshëre të bërë vetë. Receta këtu.
Waffles vegane me salcë molle
Përbërësit
- 🔹️1½ kupë miell
- 🔹️ ½ pakete pluhur pjekës për ëmbëlsira
- 🔹️ pak kripë
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer
- 🔹️ 1 kupë qumësht orizi
- 🔹️ 2 lugë gjelle vaj
- 🔹️ ¼ salcë molle
Instructions
- Trazojmë në një tas qelqi 4 përbërësit e parë të listës më lart.
- Pastaj shtojmë të lëngëtat dhe i trazojmë aq sa të bashkohen por jo shumë se brumi bëhet i ngurtë.
- Në pajisjen për waffle hedhim 1 lugë gjelle dhe e lëmë të piqet.
- Ripërsërisim proçesin deri në përfundim të brumit
Leave a Reply