Një version i shpejtë për Quiche

Të dielën e kaluar, ditën që gatova këtë cheesecake me qershi, isha në vështirësi se çfarë do bëja për drekë. Kisha pak mish të grirë që I bëra qofte dhe 2 topinambur (ose mollë dheu) të cilat I bëra pure (thjesht I zieva me pak ujë e vaj ulliri dhe I kalova në mixer). Po deri këtu nuk po më dukej një drekë tamam. Duke hulumtuar nga “konkurrenca”   vura re se Iva Tiço kishte përgatitur Quiche me gorgonxola dhe arra (receta këtu). Po unë nuk kisha petë brise, vetëm ca pite tortilla, as djathë gorgonxola, por vetëm cheddar, pak fileto pule të zier dhe ca bishta brokoli. Si përfundim vendosa të shpik këtë version Quiche me pite tortilla dhe rezultati doli super.

[lt_recipe name=”Një version i shpejtë për Quiche” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”20M” total_time=”25M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/01/quiche-me-pite-tortija.jpg” ingredients=”• 4 pite tortilla;• 3 vezë;• 1 lugë gjelle krem qumështi;• 2 bishta brokoli në kuba e të ziera pak;• 100gr fileto pule e zier dhe e copëtuar;• 4 lugë gjelle djathë çedar të grirë;• Kripë dhe piper sipas dëshirës;• Gjalpë të tretur sa për të lyer tavat;” ]Ndizni furrën në 195˚; Lyeni 4 tava individuale me pak gjalpë dhe ngjeshni në të pitet tortilla; Rrihni vezët me kremin e qumështit, shtoni pulën e copëtuar , kubat e brokolit dhe rregulloni me kripë dhe piper; Ndajeni mbushjen midis tavave dhe sipër secilës shtoni djathin e grirë; Piqini tavat në furrë për gati 20 minuta ose deri sa djathi të ketë marrë ngjyrë të këndshme[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading