Kroketa kungulleshkash në air fryer

Jump to recipe

Kjo recetë për Kroketa kungulleshkash në air fryer do bëhet receta juaj gati e përditshme. Në familjen tonë konsumohen shumë perimet, dhe kungulleshkat jane një prej tyre. Sa herë jam munduar ti bëj friturë, shpesh kam dështuar sepse më kanë thithur shumë vaj.

O po i kam provuar me galetë ( si kjo recetë që po ndaj këtu), thjesht me miell, me tempura etj, gjithmonë dramë rezultati.

Kur bleva air fryer-in, apo thënë shqip fritezën me ajër, tentova ti bëj aty dhe u lumturova për rezultatin. Në fakt i provova dhe ti skuq pa i spërkatur farë me vaj dhe dolën sërisht super.

Këtu kam vetëm një këshillë, zgjidhni vetëm kungulleshkën e duhur. Do thoni ju kungulleshka, kungulleshkë mbetet. Jo, ka një ndryshim shumë të madh. Nëse përdorni kungulleshkat e vendit, ato ngjyrë të gjelbër të çelët, do ju dalin të ujshme dhe jo krokante. Jo më kot kam specifikuar jeshile të errët, kjo sepse ky varietet është i thatë dhe nuk lëshon ujë gjatë gatimit.

Ne në Shqipëri ende nuk i ndajmë varietet e perimeve sipas cilësive të tyre. Psh, patateve u themi vetëm patate të reja ose patate të vjetra. Por jo të gjitha patatet janë të përshtatshme për çdo gatim. Ka patate që janë fix për gjellë, se zbuten kur ziejnë apo për pure psh, ka patate që janë për të skuqur, ka patate që janë për furrë etj. Deri sa t’ua gjejmë emrat dhe të dallojmë varietetin e duhur për çdo gatim, do vazhdojmë ti quajmë thjesht patate. Dhe herën tjetër kur të mendoni “Aaaaa këto patatet nuk bënin fare..” kujtohuni që mbase nuk keni blerë varietetin e duhur për atë gatim.

Tani pas “leksioneve” që bëra si specialistja e midhjes dhe peshkut, apo e patates në këtë rast, po ju lë të lexoni recetën për Kroketa kungulleshkash në air fryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading