Toptha me tërshërë dhe pure kungulli

Pasi të keni mesuar se si zihet kungulli në pak minuta, do ju mësoj se si të gatuani këto Toptha me tërshërë dhe pure kungulli.

Siç duket edhe nga video, janë ekstremisht të thjeshta për tu përgatitur. Mund të përgatisni me shumicë, kështu do ti keni si snack të shëndetshëm.

Gjithashtu mund ti përdorni edhe për tua vënë fëmijëve në lunchbox-in e shkollës.

Duke qënë se në këtë recetë nuk përdoret miell, mund të konsumohen edhe nga personat me alergji ndaj glutenit.

Në fakt më pëlqen të eksperimentoj me shijet si dhe të ndaj ide me ju.

Për ata që do blejnë kungull për halloween për fëmijët e tyre, mos e hidhni poshtë pasi të keni mbaruar. Ziejeni në avull siç ju kam treguar në këtë postim, dhe eksploroni recetat e mia me kungull. Ndoshta mund t’ju pëlqejë në këto mënyra 😁.

Këto Toptha me tërshërë dhe pure kungulli që përgatita unë, familja ime i talli, duke thënë Ja mami kungull këtu e kungull atje, ama në fund i hëngrën të gjitha pa lëvizur vendit 🤷‍♀️.

Për një afat më të gjatë ruajtjeje, futini në qese me zip dhe ngrijini. Para konsumit lerini në temperaturë ambjenti dhe konsumojini sapo të jenë zbutur pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading