Drekën e të shtunës e nisim me trashkofshë të pjekur me speca gogozhare.
Por para recetës, pak info:
Zgjodha që këtë muaj të ndaj me ju disa receta me pulat e pularisë @drizacompany . Më pëlqenin gjithmonë në sy dhe shpesh këto kam konsumuar, por si të gjithë ne më hante dyshimi për cilësinë.
Rastësisht në një diskutim me një miken time, më informoi se kjo kompani kishte rregulla shumë strikte mbi kontrollin dhe cilësinë e zogjve. Kështu që e fiksova mirë që nga ai moment dhe thashë nuk do i ndahem.
Nëse për mishin e kuq apo peshkun kam shitësit e mi të besuar, tashmë mund të them se kam dhe pularinë 🤗.
Tani, le të kthehemi te receta. Bleva 4 kofsha të plota me një çmim 350lek/kg, jo për gjë po jemi edhe në rubrikën #pazaremenevilën. Ndava trashkofshën për këtë recetë dhe 4 kofshat e tjera i futa në ngrirje.
Në Tiranë, dyqanin e Driza Company, ku shesin pulat jo vetëm të plota, por dhe prerje të ndryshme si krahë, fileto, kofsha, të brendshme, zogj etj e gjeni tek pazari i ri. Megjithatë edhe në plot markete mund ti blini produktet e tyre.
Shpesh marketet nuk i ruajnë si duhet nënproduktet e pulave dhe ndonjëherë marrin erë të pakëndshme. Kështu duhet të siguroheni të gjeni marketin e duhur për pazaret tuaja.
Shpresoj që kur të provoni të gatuani taven me Trashkofshë të pjekur me speca gogozhare, ta shijoni po aq sa ne.
Trashkofshë të pjekur me speca gogozhare
Notes
Ne e preferojmë këtë pjesë të pjekur fort, por sipas dëshirës mund ta piqni edhe më pak.
Përbërësit
- 🔹️ 4 trashkofsha
- 🔹️ 4 speca gogozhare
- 🔹️ 2 dafina
- 🔹️ kripë dhe piper të kuq
- 🔹️ 1 hudhër e plotë e prerë përgjysmë
- 🔹️ vaj ulliri
- 🔹️ 1 lugë gjelle uthull molle
- 🔹️ oriz basmati i zier.
Instructions
- Ngrohim furrën në 250°C.
- Sistemojmë në tavë 4 trashkofshat. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq.
- Anash hedhim specat e prera në shirita të trashë.
- Sistemojmë dafinën, hudhrën e prerë për gjysmë dhe gjysmën tjetër të hudhrës e grijmë mbi speca.
- Spërkasim me kripë, uthullën dhe vajin e ullirit dhe e pjekim tavën për 35 minuta deri sa anash specat të jenë “përzhitur” paksa.
- Hedhim orizin basmati në pjatë dhe anash sistemojmë pulën kërce dhe specat e karamelizuara.
- Në lëngun e krijuar në tavë shtypim tulin e hudhrës dhe ia hedhim mishit sipër.
Leave a Reply