Heronjtë Ushqehen Shëndetshëm

food people woman girl

A e dini se Heronjtë Ushqehen Shëndetshëm? Kjo do duhet të ishte pyetja drejtuar fëmijëve tanë. Sa më shpejt ti edukojmë ata të hanë mirë, aq më e bukur do jetë e ardhmja.

Postimi i sotëm vjen nga nutricionistja Rolina Naco

Ushqyerja e larmishme dhe e ekuilibruar, nënkupton marrjen çdo ditë të ushqimeve nga të gjitha grupet ushqimore dhe të shperndara në mënyre harmonike gjatë gjithë ditës.
Nuk ekziston asnjë ushqim i vetëm, që të përmbajë të gjitha vlerat ushqyese të domosdoshme për funksionimin dhe zhvillimin normal të organizmit të nje femije. Ndaj është e rëndësishme të kemi një ushqyerje të ekuilibruar dhe me sa më shumë ngjyra.

Që fëmijët të rriten të shëndetshëm duhet të edukohen që të hanë të gjitha ushqimet. Këshillohet të ushqehemi kryesisht me ushqime të stinës dhe të zonës ku jetojmë, pasi ato janë më të freskëta dhe më të lira. Mos harrojmë, që si larmia e ushqimeve ashtu dhe shpërndarja në mënyre proporcionale gjatë ditës është e rëndësishme. Ndaj dhe për ta arritur këtë nuk duhet të harrojmë mesvaktin e shkollës që fëmijet duhet të kenë me vete.

Cfarë ndikimi ka ushqyerja e shëndetshme tek femijët tuaj:

🔹️ Parandalon mbipeshën dhe problemet shëndetesore që lidhen me obezitetin në jetën e tyre si adult.
🔹️ Ndihmon në mirëqënien me performanca fizike më të mira si dhe në vetëbesimin e tyre.
🔹️ Bëhet pjesë e edukimit të tyre ushqimor. Përvetësohet si zakon edhe në të ardhmen e tyre si adult.
🔹️ Përforcon sistemin imunitar, duke limituar në këtë mënyrë mungesat në shkollë.
🔹️ Shtohet energjia dhe përqendrimi gjatë orës së mësimit duke shtuar përfshirjen e tij në mësim.

🔹️ Shtohet performanca dhe arritjet e tij në një shkallë më të lartë.
🔹️ Përmirëson gjëndjen e tyre emocionale (më të qetë dhe të duruar). Disa sondazhe tregojnë se kemi 40% ndryshim tek femijët impulsiv dhe me temperament sanguin, të cilët kanë një sjellje me pak agresivë dhe nervozë.

Çfarë është buka me vete?


Të marrësh bukë me vete të jep mundesinë të kontrollosh cilesinë e ushqimit, higjenën, datat e skadencës etj, por njëkohësisht dhe kombinimin e vlerave ushqimore.
Për të gjitha sa thamë edhe më lart, roli i kujdestarit eshtë shumë I rëndesishëm.

Ata janë elementi kyc për ti bindur dhe për ti drejtuar femijët në rrugën e duhur të ushqyerjes. Eshtë detyrë e tyre t’u shpjegojnë dhe t’u argumentojnë se perse duhet konsideruar si pjesë shumë e rëndësishme e përditshmërisë së tyre.
Ata duhet ti përfshijnë femijët edhe në pregatitjen e ushqimeve, për ti berë ata të ndihen më përgjegjës dhe të vetëdijshëm për këtë mënyrë të ushqyeri. Kujdestari dhe mësuesi, nuk duhet të harrojë që ai është një model për fëmijët, ndaj dhe duhet të jape shëmbullin e tij.
Eshtë tepër me rendësi që femijët të inkurajohen për të marrë ushqimin me vete. Kujdestari dhe mësuesi duhet të thyejnë ketë tabu

Cfarë duhet të dimë ose si duhet të jetë?


Duke ju referuar nevojave të grupmoshës 6-10 vjec nevojat kalorike ditore janë rreth 1500-1900kcal. Një mesvakt në shkollë duhet të përmbajë rreth 20 me 25% të nevojave kalorike që përkthehet te 350-450kcal.
Ky mesvakt që të jetë i plotë dhe duhet të perfshijë të gjitha kategoritë e makronutrientëve dhe të mikronutrientëve.


Vlerat Ushqimore Makronutrientë: karbohidratet (sheqernat), lipidet (yndyrnat), proteinat, fibrat (të tretshme dhe të pa tretshme) dhe ujë. Këto mund të përdoren nga organizmi pas tretjes, e cila i transformon në përbërës të thjeshtë dhe lehtësisht të asimilueshëm.


Mikronutrientë: vitaminat dhe kripërat minerale esenciale që hyjnë në sasi të vogla, të pa përpunuara pas tretjes apo thithjes dhe janë të domosdoshëm për të rregulluar realizimin e proceseve jetësore si: reaksionet enzimatike etj

KU I GJEJMË?

GRUPET USHQIMORE
Një ushqyerje e shëndetshme përmban të gjitha llojet e grupeve ushqimore.
Ushqimet klasifikohen në 5 grupe ushqimore si më poshtë:

  1. Drithërat, nënproduktet e tyre, patatet e llojeve të ndryshme qe permbajne amidon
  2. Frutat dhe perimet
  3. Qumështi dhe nënproduktet e tij
  4. Mishi, peshku, veza dhe bishtajoret
  5. Yndyrnat, ëmbëlsirat dhe pijet.

Në një Vakt na duhet :

  1.  Porcion Protein ose 1 Porcion Bulmet
  2. 1 Porcion Drithërash
  3. 1 Porcion të paktën Perime/ Fruta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading