Misra të ziera për në shkollë?

Misra të ziera për në shkollë? Patjetër, pse jo. Nëse i keni ndjekur këshillat e mia se si ti ruani misrat që nga vera atëhere jeni me fat.  Nëse shikoni me kujdes, tasi I sotëm, ka shumë produkte që jua kam postuar edhe më parë. Kjo sepse unë preferoj që ti parapërgatis kur kam kohë të lirë, kështu gjatë javës vetëm ua vë me vete.

Duhet të punojmë me mend, dhe jo të lodhemi. Kështu edhe parapërgatitja e ushqimit nuk bëhet e lodhshme.

Ja për shembull, këto toptha proteinikë, mund ti përgatisni dhe ti ruani në një kuti në frigorifer. Edhe sanduiçet mund ti bëni gati dy ditë para, I paketon I me celofan dhe në mengjes vetëm I fusni në kuti. Ruajtja duhet me patjetër në frigorifer, të kuptohemi.

Misra të ziera për në shkollë

🔹️ Sanduiç sipas kësaj recetës këtu
🔹️ 1 misër në kalli
🔹️ pak fruta pylli
🔹️ pak arra amerikane
🔹️ 2 toptha proteinikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading