Brownies në tigan

Jump to recipe

Brownies në tigan janë mënyra më e shpejtë për të gatuar këtë ëmbëlsirë kaq fantastike.

Nuk besoj se ka njeri që nuk I adhuron brownies. Ose më mirë, të vetmit që nuk I pëlqejnë janë ata që nuk hanë as çokollatën. Këta të fundit vë bast që numërohen me gishtat e një dore :-D.

Para pak kohësh bleva këta tiganë të vegjël gize dhe pas proçesit të djegies, I përdora për ëmbëlsirë.

Tiganët e gizës janë shumë të mirë në gatim, ama kanë pak punë përgatitore. Ka gjithashtu edhe plot benefite kur gatuani me to. Si për shembull:

  • Duke qënë prej hekuri, ushqimet që gatuhen aty pasurohen me hekur.
  • Janë jetëgjatë nëse mirëmbahen si duhet
  • Ruajnë më gjatë ngrohtësinë etj..

Unë I përdor shpesh, por nuk kisha në madhësi të vogla ndaj u gëzova kur I gjeta këto që shihni në foto.

Mbaj mend që kur gatuar në tigan gize paparen e ëmbël (receta këtu), e konsumuam të ngrohtë nga fillimi deri në fund. Po kështu edhe me paparen e kripur (receta këtu). Kjo është vetëm merita e tiganit që e mbajti gatimin të ngrohtë deri në fund.

Këto të rejat I kam blerë me qëllimin për ti patur edhe si pjata servirjeje. Ama doja që ti inauguroja me këtë recetë super për broënies. Sigurisht që cilësia e tyre nuk është aq e mirë sa tiganët markë, po gjithsesi, punën e bëjnë shkëlqyer.

Këtë recetë e bëra me video, ndaj nuk pranoj të më thoni që nuk I bëni dot. Shihni videon, blini përbërësit dhe përvishni mëngët.

Vetëm kini kujdes, këto brownies në tigan gize krijonë varësi.

Këshillohet të konsumohen me ngadalë që të merrni maksimumin e shijes në çdo kafshatë 😊.

2 Comments

  1. Kto tiganet e gizes ku mund ti blejme recetat super ❤️🥰😘

    1. Nuk e di nëse ka më tani, po unë i kam blerë në një dyqan në Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading