Meqë stina e ftohtë po afron, duhet patjetër të postoj recetën time për çomlek me qepujka!
Tani që fillon stina e ftohtë nuk ka gjë më të mirë për të të ngrohur shpirtin sesa një pjatë gjellë e shijshme. Fatmirësisht ne shqiptarët vazhdojmë ende të ruajmë traditën e gjellëve.
E vetmja gjë që është e bezdisshme këtu është qërimi i qepujkave, por besomëni, ia vlen çdo pikë loti e derdhur sapo ta shijoni ☺. Shpesh herë në këtë gjellë unë shtoj edhe pak kanellë, herën e parë duket e çuditshme, por i jep shumë shije.
Kur çomleku bëhet me qepujka të vogla del shumë i shijshëm. Unë fillimisht gatuaj mishin, kryesisht ne slow cooker sepse më pëlqen të përdor mish lope. Kur ai zjen avash, bëhet super i shkrifët dhe ka lezet ta hash.
Sugjerimi im është të përdorni vorbë qeramike pasi ajo e bën këtë gjellë akoma dhe më të shijshme.
Duhet të keni parasysh që nëse përdorni vorbë për të gatuar çomlek me qepujka, mishin vendoseni në fund.
Çomlek me qepujka
Përbërësit
- 🔹️ 4 copa mish viçi ose lope
- 🔹️ 1 qepë e grirë hollë
- 🔹️ 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 🔹️ 1 lugë gjelle koncentrat domateje
- 🔹️ 1.5 kg qepujka te vogla
- 🔹️ 1 lugë çaji piper të kuq
- 🔹️ ½ lugë çaji piper të zi
- 🔹️ 4 lugë gjelle uthull balsamik
- 🔹️ 4 kupa ujë
- 🔹️ Kripë sipas dëshirës
- 🔹️ 2 gjethe dafinë
- 🔹️ Opsionale: pak kanellë
Instructions
- Qëroni qepujkat dhe vendosini ne një tas të mbushur me ujë të ftohtë.
- Ngrohni furrën në 220°C
- Në një tenxhere të thellë hidhni vajin e ullirit dhe qepën dhe fërgojini sa qepa të bëhet e butë dhe transparente.
- Shtoni salcën e domates, mishin dhe skuqeni mirë nga të gjitha anët (gati 5 minuta).
- Kulloni dhe shtoni qepujkat, dafinën, uthullën, piperin e kuq dhe të zi dhe trazojini mirë me lugë druri.
- Hidhni ujin dhe rregullojeni gjellen me kripë sipas shijes tuaj.
- Transferojeni gjellën në vorbën e qeramikës, verini kapakun dhe futeni në furrën e ngrohur për gati 2 orë.
- Kontrolloni gjellën nëse do ketë nevojë për ujë shtesë çdo 30 minuta.
- Në fund shijoni gjellën për kripë nëse ka nevojë për më tepër.
Leave a Reply