Supë me pashaqofte- mënyra ime

Jump to recipe

Supë me pashaqofte- mënyra ime e thjeshtë për të përgatitur këtë supë kaq të shijshme.

E kam thënë dhe rithënë që recetat tradicionale gatuhen me variacione sipas familjeve. Disa I shtojnë ndonjë perime, disa ndonjë erëz, e disa të tjerë janë striktë sipas mënyrës klasike. Po kush quhet klasike në një recetë tradicionale?

Për shembull, nëse stërgjyshja, gjyshja, mamaja e pastaj bija e gatuajnë sipas të njëjtit version, a do quhej tradicionale klasike? Besoj se po.

Po nëse stergjyshja ka bërë ndonjë “shtrembërim” të recetës klasike ndoshta nga halli, çfarë ndodh? Ndodh që gjyshja, mamaja e pastaj bija kanë mësuar të gatuajnë një recetë tradicionale të “shtrembëruar” nga klasikja. Po a e bën kjo gjë, më pak tradicionale recetën e gatuar nga familja më lart?  

Kësaj pyetje po ju lë të përgjigjeni ju në momentin që do mendoni se receta për supë me pashaqofte- mënyra ime nuk është tradicionale 😊.

Megjithatë, thënë sa më lartë, personalisht do të pëlqeja të lexoja në koment se si e përgatisni ju, ose paraardhësit tuaj. Kam dëgjuar dhe parë shumë versione dhe me shumë dëshirë do të doja ti gatuaja të gjitha. Disa I hedhin qumësht, disa miellin e skuqin përpara, si tip roux (ru), disa të tjerë nuk I hedhin erëza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading