Për këtë omeletë në air fryer kam kombinuar 2 produkte të Delimano në 1 🤣.
Përdora tavën e aluminit me diametër 16cm të linjës Green planet pasi koshi e nxinte perfekt. Për tu siguruar që djathi mos më ngjitej, e lyeva me pak spray jo ngjitës tavën. Duke pasur një veshje të fortë anti ngjitëse mendoj se nuk ishte I nevojshëm fare vajisja. Gjithsesi, nëse përdorni një tavë tjetër, sigurohuni që ta lyeni mirë.
Deri më tani ju kam treguar shumë receta që mund të gatuani në air fryer, ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër veç ti bëni.
Megjithatë, mendoj se kjo omeletë në air fryer do jetë ajo qe do gatuani me shpesh.
Omeletë në air fryer
Përbërësit
- 🔹️ 3 vezë
- 🔹️ 1/2 kungulleshkë
- 🔹️ 2 speca jeshil e të kuq
- 🔹️ 2 feta proshutë gjel deti
- 🔹️ 50g djathë kaçkavall në kuba
- 🔹️ disa domate qershi
Instructions
- Përgatisim omeletën duke përzier të gjithë përbërësit.
- Lyejmë tavën që i përshtatet koshit të fritezës me pak vaj ose spray jo ngjitës, dhe hedhim omeletën brenda.
- Shtojmë më pas domatet dhe e pjekim për 7 minuta në 180°C në #airfryer ose në furrë në mungesë të fritezës me ajër.
Leave a Reply