Puding me pandoro Bauli

Nuk më besohet që po afrojnë festat e fundvitit. Sapo kalon mesi I muajit Nëntor, në treg shfaqen panettonet dhe pandorot. Në përgjithësi unë jam person Panettone ☺, të atij klasikut fare, por kjo nuk do të thotë se nuk e preferoj pandoron. Në fakt, këtu dua të kthehem pak mbrapa në kohë. Jam e sigurt kur  mami,  motra dhe vëllai im kur ta lexojnë do qeshin me lot.

Shumë vite shkuar kur akoma nuk ishin aq popullore panettonet dhe pandorot, mami dhe babi na e blinin gjithmonë, por vetëm 1 kuti ama, kryesisht pandoron se ishte pak më e lirë.

Im atë, si I fiksuar pas xhinglave elektronike, kjo dhe për shkak të profesionit, kishte sjellë në shtëpi një fetatriçe të vogël (nga ato që presin sallamin dyqanet se s’di si ta quaj në shqip). Mami aty priste bukën (kur ende në treg buka shitej bllok), mollët, sallamin dhe fatkeqësisht dhe pandoron. E priste si yll, sipas saj, po unë thellë-thellë e di që ajo e priste në feta horizontalisht që të nxirrte më shumë feta. Ëndrra ime ishte që një ditë të mund të haja një llokmë të madhe pandoro të prerë vertikalisht ☺. Eh halli, sepse periudha që I referohem unë, ishte këtu e 25 vite shkuar, kur nuk gjendeshin shumë gjëra kollaj.

E nuk ma merrte mendja kurrë që do vinte dita që do e prisja pandoron horizontalisht për ta bërë të bukur.

Në fakt postimi I sotëm nuk lidhet me prerjen e pandoros, por me recetën e bërë me pudding dhe pandoro.

Pjesa e pa përdorur e pandoros u transformua në një kullë të bukur që të kujton pemën e vitit të ri.

Ok, tani të fokusohemi ke receta : Puding me pandoro Bauli, do ta dashuroni! Kjo recetë është super nëse doni të surprizoni të ftuarit tuaj për Krishtlindje.

[lt_recipe name=”Puding me pandoro Bauli” servings=”6 persona” prep_time=”5M” cook_time=”15M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/11/puding-me-pandoro-1-533×1024.jpg” ingredients=”;• 4 të verdha vezësh;• 1 lugë gjelle me majë niseshte misri;• 2 lugë gjelle sheqer;• 600 ml qumësht;• 1 paketë vanilje;• 3 feta pandoro Bauli të prera horizontalisht;• 6 luleshtrydhe;• Sheqeri pluhur që ka vetë paketimi Bauli;” ]Vendosni qumështin të vlojë në një tenxhere; Në një enë qelqi hidhni të verdhat e vezëve, niseshten, sheqerin, vaniljen dhe trazojini shpejt derisa të bashkohen mirë;Ndërkohë merrni pak nga qumështi I nxehtë dhe duke trazuar vezët shtojeni pak e nga pak mbi to; Riktheni masën e vezëve tek tenxherja me qumësht dhe vlojeni duke e trazuar vazhdimisht deri sa të trashet; Kremin pasi të jetë gati, hidheni tek ena e qelqit dhe mbulojeni me qese kuzhine që mos krijojë kore dhe lereni të ftohet plotësisht; Për të përgatitur produktin final, hidhni në një kupë të madhe qelqi si në foto, 3 lugë puding, vendosni një shtresë me luleshtrydhe të prera, pastaj 1 fetë pandoro. Përsërisni këtë proçes edhe me pjesën e mbetur të kremit, pandoros dhe luleshtrydheve. Në fund bëni një spërkatje me sheqer pluhur; Për pjesën e mbetur të pandoros, priteni në disa shtresa te holla dhe vendosini si piramidë duke filluar që nga feta më e madhe e deri te feta më e vogël. Nëse ju ka tepruar pudding, lyeni çdo fetë me pudding. Mos çoni asgjë dëm ☺; Në fund vendosni disa luleshtrydhe dhe spërkasni mirë me sheqer pluhur. Kjo do jetë dëbora e “pemës” suaj të vitit të ri.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading