Receta e sotme është nga ato më të thjeshtat fare, fileto viçi e pjekur pak dhe e servirur me thjerrëza dhe rradhiqe.
Ndërkohë që mishi është thjesht 1 fileto viçi e skuqur pak (medium rare), fokusin dua ta vë te thjerrëzat beluga që kisha në shtëpi.
Ideja e servirjes ishte nga eventi i @foodfortomorrow por unë e bëra alla shqiptarçe.
Zieva thjerrëzat sa u zbutën. Tek lëngu shtova kripë, 2 lugë gjelle worchester sauce (e gjeni kudo në markete) e vaj ulliri.
Patatet e ëmbla i preva hollë. I zieva 5 minuta në ujë me uthull e kripë, ndërsa patatet e bardha i zieva dhe i marinova me bar qepe, kos e majonezë.
Patatet e ëmbla në fakt, nëse i ruani në lëngun e thartë të zierjes, kthehen në një turshi fantastike. Përsa i përket teksturës, ngjajnë më karrotat turshi në fakt, por pak më delikate. Jua them këtë që ta keni parasysh nëse nuk dini se si ti ruani gjatë.
Dhe përpara se të kaloj te receta, duhet të kini parasysh disa rregulla në mënyrë që filetoja e viçit të dalë e pjekur medium rare.
- Mishi duhet të jetë në temperaturë ambjenti
- Duhet skuqur në tigan të nxehtë dhe rrotulluar vazhdimisht.
- Koha e gatimit është e shkurtër, rreth 8 minuta
- Duhet patjetër ta lini 7-8 minuta të pushojë para se ta prisni në feta.
Fileto viçi dhe sallatë me thjerrëza beluga e patate të ëmbla
Përbërësit
- 🔹️200g file4to viçi në temperaturë ambjenti
- 🔹️1 patate e ëmbël
- 🔹️1 patate normale
- 🔹️1 tufëz erba cipollina (bar qepe)
- 🔹️2 lugë gjelle vaj ulliri
- 🔹️100g thjerrza tip beluga (ato të vogla të zeza)
- 🔹️1 lugë çaji salcë worcester
- 🔹️2 lugë çaji uthull molle
- 🔹️kripë
- 🔹️piper
- 🔹️ rradhiqe ose spinaq i zier.
Instructions
- Marinojmë fileton e viçit thjesht me piper. Kripën do ia hedhim pas gatimi pasi përndrzshe mishi do na thahet gjatë skuqjes.
- Ndërkohë që e lëmë mishin të marinohet, ziejmë thjerrzat beluga me pak kripë dhe salcën worcester.
- Presim hollë pataten e ëmbël dhe e zejmë për 5 minuta në ujë me kripë dhe uthull. Nga patatja do përdorim vetëm disa feta, ndërsa tjetrën e lëmë në ujin e zierjes pasi kthehet në një turshi fantastike.
- Pataten e thjeshtë, e ziejmë dhe e marinojmë me vaj ulliri, krip, piper dhe bar qepe.
- Të gjitha të mësipërmet mund ti gatuajmë edhe më përpara pasi ruhen shumë mirë si kontorno për të shoqëruar mishin.
- Ngrohim një tigan që nuk ngjit në yjarr të fortë. Hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë mishin e marinuar të cilin do ta skuqim mirë nga të gjitha anët për një kohë totale prej 8 minuta.
- Kujdes* mishi duhet rrotulluar vayhdimisht që të krijojë kore nga të tëra anët. Kështu ruan lagështinë brenda dhe filetoja juaj do dalë super e mirë.
- Pasi e kemi skuqur mishin për jo më shumë se 8 minuta, e hqeim nga tigani dhe e lëmë të pushojë për 5 minuta. kështu lëngjet rishpërndahen dhe mishi do dalë uniform i butë.
- E presim para servirjes dhe e shoqërojmë me patatet e ëmbla, patate me erba cipollina dhe thjerrzat beluga. Gjithashtu dhe pak spinaq ose rradhiqe të ziera do i shkonin shumë kesaj pjate.
Leave a Reply