Fileto viçi dhe sallatë me thjerrëza beluga e patate të ëmbla

Jump to recipe

Receta e sotme është nga ato më të thjeshtat fare, fileto viçi e pjekur pak dhe e servirur me thjerrëza dhe rradhiqe.

Ndërkohë që mishi është thjesht 1 fileto viçi e skuqur pak (medium rare), fokusin dua ta vë te thjerrëzat beluga që kisha në shtëpi.

Ideja e servirjes ishte nga eventi i @foodfortomorrow por unë e bëra alla shqiptarçe.

Zieva thjerrëzat sa u zbutën. Tek lëngu shtova kripë, 2 lugë gjelle worchester sauce (e gjeni kudo në markete) e vaj ulliri.
Patatet e ëmbla i preva hollë. I zieva 5 minuta në ujë me uthull e kripë, ndërsa patatet e bardha i zieva dhe i marinova me bar qepe, kos e majonezë.

Patatet e ëmbla në fakt, nëse i ruani në lëngun e thartë të zierjes, kthehen në një turshi fantastike. Përsa i përket teksturës, ngjajnë më karrotat turshi në fakt, por pak më delikate. Jua them këtë që ta keni parasysh nëse nuk dini se si ti ruani gjatë.

Dhe përpara se të kaloj te receta, duhet të kini parasysh disa rregulla në mënyrë që filetoja e viçit të dalë e pjekur medium rare.

  1. Mishi duhet të jetë në temperaturë ambjenti
  2. Duhet skuqur në tigan të nxehtë dhe rrotulluar vazhdimisht.
  3. Koha e gatimit është e shkurtër, rreth 8 minuta
  4. Duhet patjetër ta lini 7-8 minuta të pushojë para se ta prisni në feta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading