Për sot ju sugjeroj kete recetë per Bukë me kungull të verdhë.
Nëse i thua tim shoqi fjalën “kungull” do të të përgjigjet “iiiiiiiiii e tmerrshmeeee”. Kjo sepse unë e teproj me përdorimin e kungullit gjatë muajve tetor-nëntor ku bëj:
- bukë me kungull,
- cheesecake me kungull,
- pije me kungull,
- marmalatë kungulli,
- Supë me kungull
- Qofte me kungull
- Creme brulee me kungull
- Tortë me kungull
- Role me kungull etj
You name it….
Megjithatë i ha, kot bën që ankohet ☺.
Sot pa u zgjatur do ju ndaj recetën e panineve me kungull e më vonë, marmalatën e kungullit.
Bukë me kungull të verdhë
Prep Time
3 minutes
Cook Time
30 minutes
Wait Time
1 hour, 34 minutes
Total Time
33 minutes
Përbërësit
- 🔹️500g miell tip
- 🔹️ 150ml qumësht i vakët
- 🔹️ 2 lugë çaji (tsp) maja birre
- 🔹️ 50g sheqer kaf
- 🔹️ 50ml vaj luledielli
- 🔹️ 1 vezë e rrahur
- 🔹️ 1 lugë çaji (tsp)
- 🔹️ 1/2 lugë çaji (tsp) xhinxher pluhur
- 🔹️ 1/4 lugë çaji (tsp) karafil
- 🔹️ 1/2 lugë çaji (tsp) kardamom pluhur
- 🔹️ 1 bustinë vanilje
- 🔹️ 100g pure kungulli
- 🔹️ 40g arra
- 🔹️ 40g rrush të thatë
Instructions
- Në qumështin e vakët tresim majanë dhe sheqerin dhe i lëmë deri sa të bëhet shkumë. Pastaj e bashkojmë me miellin dhe gjithë përbërësit e tjerë deri sa të bëhet brumi elastik.
- E lëmë brumin të fryhet për gati 40 min.
- E ndajmë në 10 toptha dhe i japim formë kungulli në këtë mënyrë.
- Bëjmë 1 vrimë në mes të bukës dhe 4 prerje me thikë anash si në formë kryqi duke mbajtur 2cm distancë nga vrima. Pastaj bëjmë edhe nga 1 prerje në secilën nga nënndarjet (në total buka do kenë 8 prerje të vogla).
- Me kujdes i rrumbullakosim cepat me duar deri sa buka të ngjasojë me kungullin. I sistemojmë në tavë të veshur me letër dhe i lyejmë me qumësht.
- Tek vrima vendosim dhe nga një arrë që të ngjasojë me bishtin. I lëmë të fryhen edhe për 30min, koha e nevojshme që të nxehet furra (në 180°C).
- I pjekim paninet për gati 50 minuta.
- I servirim te ngrohta ose të ftohta me pak marmalatë kungulli
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply