Mbrëmë përgatita këtë kek me gjashtë fruta që kalamajtë ta kenë si për tu ëmbëlsuar për pas shkolle. Por jo vetëm, edhe ne të rriturit ta kemi si shoqëruese për kafen e pasdites. Meqë “magazinën” e frutave për këtë vit e kam për marshalla vendosa që kekun ta bëj me 6 fruta të ndryshme. Jo bashkë, por veç e veç që të duket sikur hamë 6 kekë të ndryshëm 😅
Unë përdora një tavë specifike me 6 ndarje të ndryshme, por ju mjafton ta hidhni n një tavë drejtkëndore dhe ti vendosni frutat mbi 6 kuadrate imagjinare. Shumë foto më erdhën në inbox të Instagramit, ku disa i kishin bërë mix, e disa kishin kombinuar fruta e çokollatë. Pra, mjafton të përdorni bazën e kekut dhe ti hapni rrugë fantazizë në kombinimin e frutave.
Kek me gjashtë fruta
Përbërësit
- 2 vezë
- 100g sheqer të bardhë
- 1 bustinë vanilje
- 110ml qumësht
- 80ml vaj
- 150g miell Mia @miellidiamond
- 7g pluhur pjekës
- fruta (mjedra, boronica, manaferra, pjeshkë, rrush i zi, kumbulla).
Instructions
- Ndezim furrën në 190°C.
- Përziejmë vezët me sheqerin sa bëhen shkumë pastaj shtojmë qumështin, vajin, vaniljen dhe trazojmë mirë.
- Sitim miellin dhe pluhurin pjekës dhe e trazojmë brumin sa të bëhet homogjen.
- E shtrojmë në një tavë drejtkëndore dhe me imagjinatë zhysim frutat duke krijuar 6 mini drejtkëndësha në tavë.
- E pjekim kekun 25 minuta ose deri sa të marrë ngjyrë lajthi.
- ps: frutat e ngrira i përdor direkt të ngrira dhe jo, nuk e squllin kekun pa merak.
Leave a Reply