Pazare me Nevilën java e katërt e korrikut

Pazare me Nevilën java e katërt e korrikut është rubrika e kësaj vere. Deri më tani ju kam ndarë çfarë kam blerë javët e shkuara, që mund ti lexoni këtu, këtu ose këtu. Pazaret e javës së kaluar shkuan në total: 8,980lek

Ndërsa për këtë javë dhe si e fundit e muajit korrik u shpenzuan 6,300 lek si më poshtë:

https://www.instagram.com/tv/CDDzVnuAT1v/?utm_source=ig_web_copy_link


• Rossmann 2,400 lek
Ushqimi I qenushit
Shampo (2 copë)
Pastrues per xhamat e syzeve
Sapun duarsh


Conad 2,100 lek
Kafe në kapsula
Mix djathë pecorino
Petë sfoljatë
Petë brisee
Ton


Ecomarket 1,200
Proshutë gjel deti dhe spek meqe ishte me oferte
Djathë pica
Sallam pikant
Uje

• Neranxi 560 lek
Krem qumështi nga i cili përgatita gjalpë dhe recetën e gjeni këtu

Përsa I përket planifikimit të ushqimeve, kjo javë, meqë do jetë dhe javë e shkurtër për arsye se e premtja është pushim, kam planifikuar gatime të thjeshta por të shijshme.

Përsa I përket planifikimit të ushqimeve, kjo javë, meqë do jetë dhe javë e shkurtër për arsye se e premtja është pushim, kam planifikuar gatime të thjeshta.

Javës që shkoi thuajse iu përmbajta  listës, dhe disa receta I gjeni duke klikuar më poshtë:

Si përmbledhëse, muaji korrik me gjithë shpenzimet që kam bërë edhe për të ruajtur për në dimër shkuan 46,900 lek , pra pak mbi buxhetin 45,000 lek që i kisha caktuar vetes, Çfarë kuptova është që makineria thithëse e kuletës sonë janë këto shpenzimet koti që bëjme gjatë ditës, një kafe këtu a një akullore aty dhe nuk e kupton si të ikin.

Megjithatë, kjo ndodh vetëm gjatë verës ku dita është më e gjatë dhe shtyjmë kohën jashtë. Pra shpenzime që nuk bëhen gjatë dimrit dhe deri diku, në një vit kalendarik, mesatarizojnë vetveten.

MËNGJESDREKËDARKË
Scones me portokall dhe boroniceBurritos nga ngrirja, sallate me rukolaKroketa me gjize
Kupa me fara chia dhe mjedraTarte sfoljate me patellxhan dhe pekorinoSallatë panxhari dhe patate te ziera
Buke e thekur, gjalpe e recelSpeca te pjekur me domate e hudhra ne taveOmelete me djathe e proshute gjel deti
PancakesGjelle me mish e patateSallatë rukola, mollë jeshile, avokado,
Kos me granola fruta, e mjalteKec i pjekur ne furre me patateTarator me kos
Buke, veze e zier, kastravec, djatheBiftek picaiolaSallate me ton, oriz, fasule te kuqe
Petulla me recelTarte me qepe te karamelizuara dhe proshute spekCaj mali, buke e thekur, djathe i bardhe

Pazare me Nevilën java e katërt e korrikut mbyllet këtu, për të vijuar më tej me pazaret e muajit Gusht :-), meqë dhe do jemi me pushime, por prapè me gatime shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading