Pazare me Nevilën për muajin Korrik

Jeni gati për Pazare me Nevilën për muajin Korrik? Nëse po, atëhere le të fillojmë. Siç jua kam bërë të ditur në këtë postimin këtu, për këtë muaj, buxheti i caktuar për shpenzimet ushqimore dhe ato të pastrimit është 45,000 lek.

Ky buxhet është për një familje prej 4 personash dhe që jetojnë në Tiranë. Përse e specifikoj në Tiranë? Sepse çmimet në Tiranë për disa artikuj janë më të shtrenjta dhe shanset për të devijuar nga buxheti janë më të larta se në çdo qytet tjetër. Epo, jashtë sezonit veror, se në verë disa qytete bregdetare kanë tendencën të ngrejnë çmimet.

Për këtë javë, qëlloi të isha në qytetin e Pogradecit ku shpenzimet për pazare më shkuan rreth 8,750 lek nga 12,000 lek që i kisha caktuar vetes për shpenzim. Lexoni postimin më poshtë për të parë çfarë bleva. Në fakt me aq gjëra sa bleva dhe me ato që kam në shtëpi them se do jetë një javë e thjeshtë për organizim. Për fatin tim, në frigorifer kam edhe një qese me karkaleca të ngrira që do mund ta përdor gjatë kësaj jave.

https://www.instagram.com/tv/CCOd4VQAJr0/?utm_source=ig_web_copy_link

Megjithatë, nëse doni ide menush javore, mund ti gjeni në këtë postimin këtu.

E për ta mbyllur, sic e them shpesh, krijimi i një menuje javore nuk do të thotë që ti përmbaheni në menyre rigoroze, por ta konsideroni si një doracak që do ju ndihmojë për të gatuar ato që keni në shtëpi. Ndodh që kjo menu t’ju frymëzojë të gatuani pjata të tjera me ato që ju ndodhen në shtëpi. E nëse e arrini këtë, atëhere rubrika ime Të hamë mirë dhe lirë ia ka arritur qëllimit ☺.

MËNGJESDREKËDARKË
Scones me portokall dhe boroniceBurritos nga ngrirja, sallate me rukolaKroketa me gjize
Kupa me fara chia dhe mjedraTarte sfoljate me patellxhan dhe pekorinoSallatë panxhari dhe patate te ziera
Buke e thekur, gjalpe e recelSpeca te pjekur me domate e hudhra ne taveOmelete me djathe e proshute gjel deti
PancakesGjelle me mish e patateSallatë rukola, mollë jeshile, avokado,
Kos me granola fruta, e mjalteKec i pjekur ne furre me patateTarator me kos
Buke, veze e zier, kastravec, djatheBiftek picaiolaSallate me ton, oriz, fasule te kuqe
Petulla me recelTarte me qepe te karamelizuara dhe proshute spekCaj mali, buke e thekur, djathe i bardhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading