Salcë karameli tërësisht Vegan? A është e mundur kjo? Epo, kisha ndarë me ju recetën e karamelit të kripur në postimin tim në Instagram. Mendova, përse të mos tentoj ta bëj këtë salcë karameli tërësisht Vegan? Pra pa asnjë lloj bylmeti. E kështu provova një recetë me pak sasi që nëse do më dështontë, të mos mërzitesha me faktin që duhet ta hidhja poshtë. Ju mjaftojnë vetëm tre përbërës dhe do mund të realizoni një salcë karameli e të mos vuani mungesën e bylmetit në të.
Për çudinë time, doli me sukses. Sigurisht pak më e hollë në trashësi sepse nuk ka gjalpë dhe krem qumështi, por sërisht, më një trashësi ideale për tia hedhur sipër akullores apo një cupcake apo edhe një torte.
Po si nisi gjithë ky fiksim i imi për të testuar receta pa gluten? Apo pa Laktozë? Para disa kohësh, një mikeshë amerikane më sfidoi duke më kërkuar ti gatuaja disa cupcakes por me disa kushte:
• jo vezë
• jo gluten
• jo bylmet
• jo niseshte patateje etj… një listë e gjatë produktesh që i shkaktonin alergji. Sfida ime e parë doli me shumë sukses, biles askush nuk e kuptoi që hëngri cupcake pa asnjë nga përbërësit më lart. E kështu nisi kërkimi im dhe vëmendja ime u shtua ndaj gatimeve të përshtatshme për personat me intoleranca të ndryshme.
Nesër, do gatuaj partinë e fundit për të duke qënë se largohet nga Shqipëria dhe vendosa To go big!
Si fillim po ndaj me ju receten per Salcë karameli tërësisht Vegan. Nëse doni receta të tjera pa gluten, mund të shkoni tek Kategoria Pa Gluten, aty ku unë kam përfshirë të gjitha recetat e përshtatshme për ata që vuajnë nga Celiakia apo që kanë zgjedhur të konsumojnë një dietë pa gluten apo laktozë në të.
Salcë karameli tërësisht Vegan
Notes
Përdorni vetëm qumësht kokosi që nuk ka produkte të shtuara përveç kokosit dhe ujë.
Përbërësit
- 200ml qumësht kokosi
- 50g sheqer palme apo kokosi
- pak kripë
Instructions
- Në një tenxhere të thellë shtoni përbërësit përveç kripës.
- Ziejini në temperaturë të ulët duke trazuar herë pas here, për 40-45 minuta.
- Pasi ka kaluar koha dhe sasia është thuajse përgjysmuar, hiqeni nga zjarri dhe kalojeni në një kavanoz qelqi. Gjatë ftohjes salca do tè trashet paksa por sërisht do të ketë një konsistencë të rrjedhshme. E përshtatshme për tia hedhur sipër akullores apo një cupcake.
Leave a Reply