Salcë domate e përgatitur vetë

Në këtë postimin këtu, ju kam treguar se si të ngrini frutat dhe perimet gjate sezonit të tyre. Ndërkohë që ka dhe një mënyrë tjetër konservimi. Në muajin gusht domatet arrijnë kulmin e shijes dhe pjekjes dhe ky është momenti për salcë domate e përgatitur vetë.

Ka plot mënyra se si mund të përgatitet salca e domateve, ama të gjitha kanë nevojë për kavanozë të sterilizuar.

Sterilizimi I kavanozëve bëhet duke I vluar së bashku me kapakët e tyre për 30 minuta.

I zhysim kavanozat e pastër në një tenxhere dhe I mbulojmë mirë me ujë. Për të evituar ndonjë krisje të mundshme, u vendosim midis një picetë të pastër. Kështu nëse nga vlimi do cakiten me njëra tjetrën, piceta do shërbejë si amortizator që mos krisen.

Pasi të jenë vluar për 30 minuta, I heqim me kujdes dhe I lëmë të thahen mirë.

Tani meqë kavanozat I kemi gati, fillojmë me salcën e  domates te përgatitur vetë.

Mund të përdorni çdo lloj erze që keni dëshirë,por unë kam zgjedhur të sjell erëzat që përdoren më shpesh.

[lt_recipe name=”Salcë domate e përgatitur vetë” servings=”8 kavanoza 720 ml” prep_time=”30M” cook_time=”30M” total_time=”1H” difficulty=”E thjehtë” print=”yes” ingredients=”Për 8 kavanoza të mëdhenj 720 ml:;;Baza e salcës:;• ¼ kupë vaj ulliri;• 1kg domate stërgjatëshe San Marzano;• 4.5kg domate rrumbullake të pjekura mirë e paksa të buta;• 1 kokërr e madhe hudhër (10-15 thelpinj);• 1 lugë gjelle kripë;• 1 lugë çaji sheqer kaf (opsional nëse domatet nuk janë fort të pjekura);;Për salcën e picës:;• 1 grusht borzilok gjethe vogël;• 1 lugë çaji rigon;• 1 lugë çaji nenexhik;;Për salcën me ullinj:;• 1 kavanoz I vogël me ullinj të mbushur ;• 1 lugë çaji rigon;;Për salcën me kaperi:;• 1 lugë gjelle kaperi;• 1 lugë çaji rigon;;Për salcën me spec djegës:;• 1 lugë çaji spec djegës;” ]Fillojmë me bazën e salcës. Në një tenxhere të thellë, shtoni vajin e ullirit, hudhrat, domatet e pastra të prera në katërsh (salca do bluhet kështu që mos u lodhni t’i prisni të vogla); Shtoni kripën, sheqerin nëse domatet nuk janë shumë të pjekura. I lëmë të gatuhen derisa domatet të jenë të buta dhe të shtypen me kurrizin e lugës; Ndërkohë bëjmë gati kavanozat. Në dy kavanoza ndajmë përgjysëm erëzat për salcën e picës. Në dy të tjerë ndajme përgjysëm sasinë e ullinjve të prera feta feta dhe rigonin. Në dy të tjera ndajme përgjysëm kaperin dhe rigonin dhe në dy të fundit specin djegës; Bluajmë me blender dore salcën e domates deri sa të jetë bërë kremoze; Salcën e ndajmë midis gjithë kavanozave duke I mbushur deri në grykë; U vendosim kapakët dhe këtu kemi dy mënyra ruajtje; Mënyra 1- Nëse salca është e nxehtë, thjesht kthejini kokëposhtë pasi t’u keni vënë kapakun dhe lerini te ftohen. E krijojnë vetë vakumin. Kontrolloni tapën, nëse bën klik atëhere vijoni sipas metodës së dytë (si vijon). Nëse nuk bën klik jeni në rregull dhe salca duron në dollap për 1 vit pa u hapur; Mënyra 2- është kryesisht kur salca është e ftohtë. Mbushim kavanozat, u vëmë kapakun dhe I vlojmë 30 minuta. Më pas I heqim dhe I lëmë kokëposhtë. Kontrollojmë klikun në tapë pasi të jenë ftohur. Me këtë metodë bëhen edhe kavanozat që nuk janë mbyllur mirë sipas hapit më parë.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading