Ja ku jam, u riktheva sërisht!

U bë shumë kohë që ia kisha varur postimeve në blog. Kështu që ja ku jam, u riktheva sërisht! Mesa duket mania e shpejtë e të postuarit të recetave e videove në Instagram, më kapi dhe mua.
Të shkruash në blog, nuk është e thjeshtë.

Përveç faktit që shumica përton të lexojë dhe do vetëm recetën, të rralla janë ato raste që e gatuajnë recetën më pas.
Gjithësesi, kur e nisa rrugëtimin e faqes sime nuk e mendoja këtë pjesë. Thjesht mendoja që po shkruaja pasionin tim.

Po krijoja një koleksion të recetave të mia dhe në ëndrrat e mia, do të lija një “trashëgimi” për fëmijët e mi në të ardhmen.
Sa të rrojë njerëzimi, do hajë gjithmonë, ndaj gjithmonë do ketë nevojë për ide të reja.
Këtë mungesë të gjatë nga blogu do mundohem ta rikuperoj sa më parë. Në ditët në vijim, do kaloj të gjitha recetat e postuara në Instagram.

Më pëlqen herë pas here të eksperimentoj me rregjimet e ndryshme. Kush më ka ndjekur e di që ka momente kur ha tërësisht Gluten-free, Whole30, e tani këto dy javë po ndjek një rregjim tërësisht vegan.

Shumë nuk e dinë se kush është diferenca midis veganëve dhe vegjetarianëve e duke mos kaluar në aspektin moral, dua të përqëndrohem vetëm në aspektin ushqimor.
Vegjetarianët në rregjimin e tyre mund të konsumojnë nën-produkte me bazë shtazore si psh veza & bylmetrat. Veganët ndërkohë, përqëndrohen vetëm në prodhimet bimore.
Sfida ime në rregjimin vegan është të kombinoj ushqimet me nutrientët e duhur që I duhen organizmit për të funksionuar si duhet.

Në fund të këtij rregjimi, do ju them dhe efektet, anët positive dhe negative të tij tek unë.
Deri atëhere, lexohemi në recetat që do pasojnë.

Ciao!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading