Disa këshilla se si të organizojmë shpenzimet tona-Muaji janar

Në muajin janar ju informova që këtë vit do isha më e organizuar, si në konsumin e ushqimeve ashtu edhe në mirë organizimin e financave familjare.

Meqënse muaji i parë i këtiij viti mbaroi dhe jemi zyrtarisht në muajin e dytë, po ju postoj në këtë blog si u organizova. Me gëzim të madh ju them që ia dola shumë mirë.

Kjo edhe për faktin se kisha plot ushqime në shtëpi të cilat i kam pasur që nga viti i ri, ndaj prova e vërtetë do të tregohet në shkurt meqënëse rezervat thuajse i mbarova.

Në fakt në shtëpi tashmë kam vetëm disa lloje makaronash, të cilat  për hir të vërtetës ne nuk i konsumojmë shpesh, dhe disa ushqime të tjera të thata të cilat do më hynë në punë vazhdimisht.

Përsa i përket financave, mendova, t’ju ndihmoj duke ju orientuar se si të bëni një planifikim të mirë të shpenzimeve.

Në këtë dokumentin këtu (Buxheti familjar 2020), keni një format të cilin duhet ta plotësoni vetë sipas të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Te tabela përmbledhëse do të keni një panoramë më të gjërë se si janë shpenzuar të ardhurat tuaja. Kjo do ju ndihmojë të kuptoni se kush ju merr më shumë lek, Shtëpia? Ushqimi? Argëtimi? etj…

Çfarë duhet të keni parasysh?

Duhet të parashikoni për secilin zë se sa mendoni ju të shpenzoni e ta konsideroni atë si një “kuletë” të veçantë. Psh: Caktoni një buxhet 50,000 lek për të ngrënat, rreth 15,000 lek në javë. Mbani në kuletë vetëm këtë shumë javore të cilën do e harxhoni vetëm për ushqime. Bëni një listë të gjërave që do blini dhe blini me mend. Nëse harxhoni më shumë sesa keni përcaktuar atë javë, do të thotë se javës që vjen keni më pak para për të shpenzuar, e kështu me rradhë  për të gjitha.

Unë do ju sugjeroja që atë vlerë që keni parashikuar ta kurseni, hiqeni mënjanë që në momentin kur merrni rrogën. Nëse mendoni se do kurseni ato që do ju mbeten, e keni gabim. asnjëherë NUK JU MBETEN PARA NË XHEP!

Mblidhni gjithmonë kuponat që ti keni si referencë që të shënoni shumat e shpenzuara, ose thjesht shënoni çdo ditë në një bllok sa harxhuat dhe për çfarë.

Përsa I përket planit mujor të të ngrënave që kisha postuar këtu, epo, nuk iu përmbajta tërësisht, thjesht gatova gjëra të tjera me ato që më gjendeshin në shtëpi. Konsideroni planin tuaj të të ngrënave më tepër si një udhërrëfyes për gatime, por jo si një plan strikt, pasi kjo do ju stresonte shumë.

Rregullat e arta për të mos çuar ushqimet dëm/ shpenzuar kot ,  janë:

  1. Kurrë mos blini ushqime të cilat nuk I pëlqen e gjithë familja
  2. Mos blini në sasi të mëdha pasi rrezikoni t’ju prishen
  3. Kurrë mos blini diçka të cilën nuk keni në plan ta konsumoni atë javë
  4. Gjithmonë blini me listë. Në market tundimi për të blerë budallallëqe që s’ju nevojiten është shumë I madh

Nëse bëheni pjesë e këtij projekti, ju ftoj të më ndiqni edhe ne Instagram për ide dhe këshilla të shpejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading