Sot do ju mësoj të bëni Brinjë viçi gatuar ngadalë në furrë. Ta mjeshtëroni artin e pjekjes së brinjëve në furrë. Ne e gatuajmë shpesh brinjën e viçit dhe në formatin e paprerë, siç e shihni në foto. Duke u gatuar avash avash, bën që mishi të zbutet dhe brinjët të shkëputen lehtësisht.
Një opsion marinimi tjetër është edhe ai barbeky që unë kam përdorur për brinjët e gicit. Receta këtu.
Për marinimin e mishit me erëza nuk ka nevojë ta bëni më përpara. Nëse e lyeni mirë në çco pjesë të saj, aroma do ti hyjë më së miri. Unë përdora liquid smoke së bashku me erëzat, por nëse nuk e gjeni dot mund ta evitoni.
Por, çfarë është Liquid smoke, tym i lëngshëm thënë shqip?

Tymi i lëngshëm është një shtesë ushqimore që përdoret për të zëvëndësuar tymosjen kur gatuajmë në zgarë. Përftohet duke distiluar tymin nga drutë aromatikë duke e kaluar në një enë tjetër ku shtohet ujë. Kë proçes bëhet brenda dy enëve të mëdha pa praninë e oksigjenit. Pra thënë në mënyrë të varfër, tymin e ” tresin” në ujë. Lëngu i përftuar i cili ka ngjyrë të verdhë deri në të kuq (në varësi të drurit të përdorur), përdoret në gatim.
Përveç tymit të lëngshëm që mund të jete pak i vështirë për tu gjetur, erëzat e tjera janë të thjeshta.
Për mos u zgjatur me fjalë, po ju lë të lexoni recetën për Brinjë viçi gatuar ngadalë në furrë.
Brinjë viçi gatuar ngadalë në furrë
Përbërësit
- 🔹 1 kg brinjë viçi e plotë
- 🔹 2 lugë gjelle liquid smoke
- 🔹 2 lugë çaji kripë e trashë
- 🔹 2 lugë çaji piper i kuq i tymosur
- 🔹 2 lugë çaji piper i zi
- 🔹 2 lugë çaji dëllinjë e zezë
- 🔹 2 lugë çaji koriandër kokërr
- 🔹 2 lugë çaji rozmarinë e tharë
- 🔹 2 lugë çaji hudhër pluhur
- 🔹 2 lugë gjelle vaj ulliri
Instructions
- Ndezim furrën në 200° C.
- Bashkojmë të gjithë erzat e thata në një enë.
- Ndërkohë, thajmë pak brinjën me letër kuzhine që ti heqim ujin e tepërt.
- Bashkojmë vajin me tymin e lëngshëm (nëse do e përdorim) dhe lyejmë mirë gjithë brinjën. Më pas hedhim erëzat dhe sigurohemi të mbulojmë çdo cep të mishit.
- E vendosim mishin në tavë dhe e mbulojmë tavën me letër alumini.
- E pjekim mishin ashtu të mbuluar për 1 orë më 200 gradë.
- I heqim letrën e aluminit dhe ulim temperaturën e furrës në 150 gradë celsius.
- Do ta pjekim në temperaturë të ulët për gati 3 orë, duke shtuar vazhdimisht ujë që mos na digjet tava dhe hidhërohet mishi. Orën e fundit, e kthejmë brinjën nga ana tjetër për të marrë pak faqe.
- Pasi është pjekur, duhet patjetër ta lëmë të ftohet për të paktën 30 minuta dhe më pas ta presim. Kjo bën të mundur rishpërndarjen e lëngjeve të mishit dhe të bëhet sa më i butë.











Leave a Reply