Sallatë vere me oriz

Sallatë vere me oriz ndryshe nga e zakonshmja është receta ideale për t’u gatuar gjatë pushimeve. Siç jua kisha sqaruar në një postim të mëparshëm, kur ikim me pushime dhe do na duhet të gatuajmë vetë, na kap paniku. Me postimet që do pasojnë unë dua t’ju tregoj se nuk është e vështirë të gatuash gjatë pushimeve, por duhet vetëm një planifikim i mirë dhe të bëhen pazaret paraprakisht. Unë këtë vit zgjodha që me pushime të marr me vete dhe tenxheren elektrike me presion, (Instant pot për ata që janë jashtë shtetit) për të më lehtësuar jetën. Receta që vijon është përgatitur pikërisht me të. Pra ju mjaftojnë pak përbërës për të gatuar këtë darkë fantastike.

[lt_recipe name=”Një sallatë me oriz ndryshe nga e zakonshmja” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”15M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/07/rice-bowl-salad.jpg” ingredients=”Për orizin:;• 250gr oriz kaf integral kokërrgjatë;• 1 lugë gjelle paprika ( piper I kuq I ëmbël);• 300 ml ujë;Për kompozimin e sallatës:;• 2 domate të prera në kuba;• 8 feta sallam të pjekur ;• 200gr patatina nachos me djathë;• 4 lugë gjelle salcë të athët (schmand) ;” ]Hedhim në tenxheren elektrike përbërësit e pilafit me piper; Mbyllim kapakun e tenxheres dhe e ndezim në programin manual për 5 minuta. E fikim tenxheren dhe e lëmë deri sa t’i bjerë vetë presioni; Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, hapim kapakun dhe orizin e gatuar e ndajmë në 4 tasa të thellë; Në secilin tas ndajmë nga dy feta sallam të pjekur, patatinat nachos dhe domatet në kuba. Në fund, sipër secilit tas hedhim salcën e athët (schmand); Kjo sallatë mund të konsumohet edhe nëse orizi është I ftohtë megjithatë shijen maksimale e ka me oriz të ngrohtë.[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading