Planifikimi I gatimeve gjatë pushimeve verore.

Jump to recipe

Planifikimi I gatimeve gjatë pushimeve verore? Kjo pyetje më vjen gjithmonë në mendje sa herë planifikojmë pushimet verore. U bë shumë vite që unë dhe familja ime preferojmë t’i kalojmë pushimet duke prenotuar apartament. Është më komode për mendimin tim sesa hoteli dhe kjo duke iu referuar gatimit të shëndetshëm për familjen. Sigurisht duke pushuar në hotel është e lehtë pasi nuk ke nevojë të gatuash apo preokupohesh çfarë do i gatuash familjes gjatë këtyre ditëve, megjithatë pas 2-3 ditësh lodhesh duke ngrënë jashtë. Të paktën kjo na ka ndodhur ne, e mbi të gjitha le ta pranojmë, mua thjesht më pëlqen të gatuaj ☺.

Megjithatë, ashtu si unë ka plot familje që preferojnë të gatuajnë në shtëpi, e jo vetëm për t’u ushqyer mirë, por edhe për të kontrolluar shpenzimet.

Në postimin e sotëm dua t’ju listoj disa ide që mund t’i përgatisni një natë më parë dhe ta shijoni plazhin në maksimum pa kokëçarje.

Në pjesën më të madhe, gatimet që kam planifikuar do gatuhen me tenxheren elektrike që kam blerë së fundmi dhe që jam shumë e kënaqur me këtë investim, por ju mund të përdorni edhe një tenxhere të thjeshtë apo me presion.

Përsa i përket recetave, do t’ju duhet të më ndiqni pasi do mundohem t’i postoj sa më parë ☺

Unë dhe familja ime ju urojmë pushime të gëzuara dhe të shëndetshme!

 

LISTA E DREKAVE

Së bashku me listën po ju shtoj edhe përbërësit në mënyrë që të llogarisni edhe pazaret tuaja.

  • Thjerrëza (qepë, karrotë, selino, ujë, rigon, uthull molle, kripë)
  • Speca të mbushura (speca, qepë,mish të grirë, oriz, nenexhik, piper të zi, piper të kuq, kripë)
  • Supë me pulë, tortelini dhe djathë (Tortelini, fileto pule, djathë çedar, lëng mishi, karrota, krem qumështi, spinaq baby. Gjalpë, miell, kripë, hudhër)
  • Lazanja me kimë (djathë parmigiano, lasanja, ragu Barilla –pra e gatshme,miell, qumësht, gjalpë, arrë moskat)
  • Sallatë meksikane (sallatë jeshile, oriz basmati i gatuar me pak piper të kuq, fasule borlotti në kanaçe, djathë të grirë çedar, krem të athët apo schmand,chips tortilla, vaj ulliri, kripë)
  • Sallatë me ton e makarona (makarona brryl, ton në kanaçe, majonezë, kopër, vaj ulliri, spec i kuq i ëmbël)
  • Qofte me kungulleshka dhe supë me perime (kungulleshka, vezë, bukë të thërrmuar, kripë, nenexhik, djathë të bardhë, dhe për supën- lëng mishi, një qese me perimë të ngrira për minestrone, unë përdor Findus)
  • Supë me koçkulla (1 pako koçkulla të thata, 3 fije pançetë, selino, karrotë, qepë, lëng mishi, kripë e piper)
  • Jufka me pulë (jufka, gjalpë, lëng pule, 1 pulë)
  • Supë enchilada (recetën dhe përbërësit e gjeni këtu)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading