A keni provuar Tarta pa gluten me krem meli? Siç e kam shprehur edhe në këtë postimin këtu, kohët e fundit më është dashur të studioj, gatuaj dhe kërkoj receta të reja pa Gluten. Nuk ma merrte mendja se sa persona, edhe në Shqipëri të ishin intolerantë ndaj glutenit. Në fakt edhe në rang botëror, raporti është diku tek 1:100, pra probabiliteti është dukshëm I lartë.
Rastësisht më kapi syri tek një faqe në Instagram që e ndjek prej kohësh @oatmeal_stories e cila kishte nxjerrë një tartë me krem meli. Kjo e fundit, që njihet edhe si ushqim kanarinash, është një drith pa gluten që po gjen përdorim në dietat ushqimore tonat. Unë kisha blerë para ca kohësh dhe më kish mbetur në dollap pasi nuk dija ku ta përdorja. Kjo tartë ishte fantastikeeeeee.
Sigurisht, pasi I kërkova leje edhe Magdës për të ndarë recetën , po e ndaj edhe me ju këtu në blog. Unë bëra disa ndryshime nga receta origjinale pasi më mungonte kakaoja atë ditë, po sërisht shija ishte e paparë.
Por përpara se të kalojmë tek receta për këto Tarta pa gluten me krem meli, lind pyetja:
Çfarë është meli?
Në këtë artikullin këtu mund të gjeni pak informacion mbi këtë pseudodrith, që tek ne njihet kryesisht si ushqim zogjsh
Tarta pa gluten me krem meli
Notes
Kujdesuni që hurmat e Arabisë të jenë të buta, ose ndryshe, lerini në ujë për 10 minuta që të zbuten.
Përbërësit
Për bazën:
- 🔹️ 1 kupë tërshërë petë
- 🔹️ ½ kupë bajame të papjekura
- 🔹️ 2 lugë gjelle gjalpë kokosi
- 🔹️ 3 hurma arabie pa bërthamë
- 🔹️ Pak kripë
- 🔹️ 1 – 2 lugë gjelle ujë të ftohtë nëse duhet për të lidhur brumin
Për kremin:
- 🔹️ ½ kupë mel kokërr I shpëlarë shumë herë në ujë
- 🔹️ ½ kupë qumësht kokosi
- 🔹️ 1 kupë ujë
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 🔹️ Pak vanilje
- 🔹️ Fruta sipas dëshirës për dekor
Instructions
- Në recetën e Magdës përbërësit e bazës nuk kanë nëvojë për pjekje, por unë I poqa duke qënë se më pëlqen aroma e bajameve dhe tërshërës së pjekur
- Ndezim furrën në 200ºC dhe pjekim tërshërën dhe bajamet deri sa të lëshojnë një aromë të mirë, rreth 10 minuta. Kujdes se frutat e thata digjen shpejt
- Fusim në mixer me thikë bajamet, tërshërën, dhe I bluajmë sa më imët. Pastaj shtojmë edhe përbërësit e tjerë (përveç ujit) dhe I bluajmë sa masa të bëhet brumë. Nëse nuk lidhet mirë, shtoni edhe ujin, pulsoni mikserin deri sa të bëhet një masë
- Ndani brumin në 4 pjesë dhe shtypeni mirë në enët apostafat për tarta
- I lëmë të mpiksen dhe merremi me kremin
- Shpëlajmë mirë melin në ujë të rrjedhshëm. E vemë të vlojë në zjarr të ulët së bashku me ujin. Do ta ziejmë deri sa të zbuten mirë. Kur ta ketë pirë mirë ujin shtojmë sheqerin, qumështin e kokosit dhe vaniljen. I vlojmë edhe për 2 minuta dhe e bluajmë kremin me mixer dore sa të bëhet si krem. Mos u frikësoni se del e ujshme pasi duke u ftohur trashet
- Hidhni kremin mbi tartat dhe lerini në frigorifer të ftohen
- Për servirje shtoni fruta sipas dëshirës
Leave a Reply