Giveaway I parë në blogun tim

Kemi parë shumë raste se si gjithë bloggers në Shqipëri apo në botë, në momente të caktuara vendosin të bëjnë një Giveaway. Thënë shqip, vendosin të japin diçka dhuratë. Dhuratat mund të jenë të shumëllojshme, të ngrënshme apo jo. Por mund të jenë edhe bashkëpunime me brande të caktuara për të rritur audiencën apo/dhe promovuar produktet e tyre.

Para disa kohësh bëra një anketim në Instagram ku pyeta nëse ishit gati për një Giveaway dhe shumica votuan për Po.

E kush nuk e dëshiron një dhuratë, apo jo?!!

Unë mendova t’ju qëras me një nga ëmbëlsirat që bëj më mirë, pra ose cupcake ose kekun pa gluten me krem

E mendova gjatë dhe vendosa që Giveaway-n ta sjell në blogun tim në Web.

Rregullat janë si më poshtë:

  1. Hyni në www.bakemydayhappy.com
  2. Rregjistroni adresën tuaj të emailit në kutizën në të djathtë aty ku kërkohet emri, mbiemri dhe adresa e emailit. Nëse jeni të regjistruar evitoni hapat 2 dhe 3.
  3. Shkoni në emailin tuaj dhe jepni konfirmim rregjistrimit të adresës tuaj (kontrolloni email të ardhur nga Bake My Day Happy)
  4. Komentoni ëmbëlsirën që doni si dhuratë në rast fitoreje në fushën e komenteve në këtë postim (fusha në fund të postimit).
  5. Do merret në konsideratë vetëm 1 koment ndaj nuk është nevoja të shkruani disa herë ☺.
  6. Për pamundësi dërgimi të ëmbëlsirave ky Giveaway do të zhvillohet vetëm për personat që janë në Tiranë, ose që mund t’ju bjerë rruga të vijnë t’i marrin ☺.
  7. Secili koment do të marrë një numër rendor në bazë të kohës së postimit dhe fituesi do të zgjidhet nëpërmjet Random Pick (zgjedhje rastësore) në excel dhe live në Instagram & Facebook
  8. Giveaway nis ditën e nesërme dhe zgjat 7 ditë dhe shorti do të hidhet në dt 05 Prill 2019.
  9. Fituesi do të marrë një set dhuratë prej 6 cupcakes ose 6 racione të kekut pa gluten sipas opsionit të kërkuar në koment.
  10. Njoftimi I fituesit do të bëhet përveçse në platformat Instagram dhe Facebook edhe me njoftim nëpërmjet emailit.
  11. Suksese dhe përhapni fjalën ☺
Disclaimer:
  • Komentet fyese nuk do të publikohen
  • Të dhënat tuaja nuk do të publikohen apo shpërndahen në asnjë formë, kjo dhe në përputhje me politikën e privatësisë në fuqi për këtë blog
  • Ky Giveaway është I ideuar dhe realizuar tërësisht nga Bake My Day Happy.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading