Role me kungull dhe krem djathi

Ky rregjimi Whole30 më bëri të heq dorë pothuajse nga çdo gatim tjetër jo I lejueshëm për këtë rregjim. Në fakt kisha ca kohë pa postuar recetën e një ëmbëlsire në blog dhe vendosa të ndaj me ju këtë role kungulli të mbushur me krem djathi. Nesër meqë është e shtunë, ju këshilloj ta gatuani e ta konsumoni me kafen e të dielës. Janë një kombinim bombastik fare.

Është e vërtetë që tani nuk është sezoni I kungullit, por fatmirësisht ka ende në treg dhe gjendet lehtësisht.

[lt_recipe name=”Role me kungull dhe krem djathi” servings=”4-6 persona” prep_time=”5M” cook_time=”20M” total_time=”1H25M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” ingredients=”Për kekun:;• 100g miell;• ½ lugë çaji sodë;• 1 lugë çji pluhur pjekës;• 3 vezë në temperaturë ambjenti;• 150g pure kungulli;• 100g sheqer kaf;• 100g sheqer I bardhë;• 1 lugë gjelle vaj luledielli;• 1 luge çaji kanellë;• Pak karafil pluhur;;Për mbushjen:;• 250g krem djathi;• 1 kupë sheqer pluhur;• Pak vanilje;” ]Ndezim furrën në 180ºC; Në një tas të madh sitim miellin me sodën e pluhurin pjekës, kanellën, karafilin. Në një tas tjetër rrahim mirë vezët me sheqernat, vajin dhe purenë e kungullit; Bashkojmë të thatat me të lëngëtat dhe e trazojmë me spatul silikoni; Veshim një tavë furre 30cm x 20cm me letër pjekjeje. Shtrojmë brumin dhe e nivelojmë mirë; E pjekim kekun për vetëm 17 minuta; Pasi të jetë pjekur marrim një picetë të madhe sa tava, e spërkasim me sheqer pluhur dhe përmbysim mbi të kekun. I heqim letërn e pjekjes dhe e rrotullojmë si role nga brinja më e gjatë; Përgatisim mbushjen duke rrahur mirë kremin e djathit me sheqerin e vaniljen; Hapim brumin e kekut tashmë të ftohur. Hedhim mbushjen me krem djathi dhe e përhapim mirë në të gjithë kekun. E bëjmë sërisht role dhe e mbështjellim me qese transparente; E lëmë në friforifer për rreht 1 orë sa të mpikset mirë dhe për ta servirur e presim në feta;[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading