Makarona paccheri të mbushura me saçiçe të bërë vetë

Këtë fundjavë rradhën e kishte Italia (nëse ju kujtohen fundjavat me tematikë që ju kam shpjeguar këtu dhe këtu). E ku ka më mirë sesa një pjatë me makarona për ta personifikuar me Italinë. Kjo tavë mund t’ju duket pak e komplikuar, por më besoni që ia vlen totalisht mundimi pasi ka një shije fantastike. Unë përdora kërpudha porçini të ngrira meqënëse këtë vit nuk munda të gjej të freskëta.

[lt_recipe name=”Makarona paccheri të mbushura me saçiçe të bërë vetë” servings=”4 persona” prep_time=”20M” cook_time=”25M” total_time=”50M” difficulty=”Mesatare” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/11/stuffed-paccheri-pasta.jpg” ingredients=”Për salçiçet e bëra në shtëpi:;• 250gr mish i grirë;• 1 lugë çaji fara finoku;• 1 lugë çaji paprika e ëmbël;• 1 lugë çaji pluhur hudhre;• 1 lugë çaji kripë;Për makaronat:;• 400gr makarona të tipit paccheri;• 5 lugë gjelle djathë grana I grirë;• 1 kavanoz salcë me borzilok;• 3 kërpudha porçini te prera në kubikë;• 1 lugë çaji pastë xhixher-hudhër;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 2 kupa ujë nga lëngu I makaronave;• 6-7 lugë gjelle salcë beshamel;Për salcën beshamel:;• 1 gotë qumësht;• 50 gr gjalpë;• 30 gr miell;• Pak arrë moskat dhe kripë për shije;” ]Fillojmë me salçiçet. Në një tas bashkoni gjithë përbërësit për salçiçet dhe ndajeni brumin në 3 pjesë; Me duart e lyera me vaj ulliri jepini formë si 3 salçiçe stërgjatëshe. Pritini në copëza me thikë dhe lerini të marinohen për 30 minuta (do na shërbejnë si bazë për salcën e mbushjes për makaronat Paccheri); Vendosim ujin për makaronat dhe sapo të marrë vlim, I hedhim pak kripë dhe shtojmë makaronat të cilat duhet të zihen vetëm për gjysmën e kohës që ka në paketim; Në një tigan skuqim në vaj ulliri pastën xhinxher-hudhër (receta është në blog); Shtojmë salçiçet dhe I skuqim paksa. Shtojmë kërpudhat, salcën me brozilok dhe 1 kupë nga uji I makaronave. E lëmë salcën të trashet pak (5 minuta); Ndezim furrën në 220˚C; Kullojmë makaronat dhe I rreshtojmë në këmbë në një tavë rrumbullake si në foto. Marrim mbushjen e cila tashmë është gatuar dhe me një lugë çaji mbushim gjithë makaronat. Pjesën e mbetur e shtojmë anash në tavë; Shtojmë kupën mbetur nga uji I makaronave dhe e mbulojmë tavën me lëtër alumini; E pjekim në furrë për 20 minuta;Në këtë kohë bëjmë salcën beshamel. Tresim gjalpin në një tigan dhe shtojmë miellin. E trazojmë disa sekonda dhe shtojmë qumështin. E zijemë deri sa salca të trashet dhe në fund e rregullojmë me kripë dhe pak arrë moskat; Ndjerrim taven nga furra dhe I hedhim sipër salcën beshamel dhe djathin grana. E fusim në furrë sa të marrë ngjyrë të florinjtë dhe më pas tavën e kemi gati.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading