Cheesecake me kungull e krem djathi

Cheesecake është një ëmbëlsirë që preferohet nga shumë njerëz. Në shtëpinë tonë, futet në ëmbëlsirat super të preferuara së bashku me tartën me kungull. Në një nga udhëtimet tona në jug-lindje të Shqipërisë, bleva një kungull të verdhë shumë të shijshëm. Gjysmën e bëra supë dhe pjesën që mbeti më lindi në mendje të bëja një  kombinim midis cheesecake me krem djathi dhe tartës me kungull. Edhe pse mund ti bashkoni të dy mbushjet, mendoj se në versioni me dy shtresa të veçanta është më I miri.

Për këtë ëmbëlsirë ju këshilloj të përdorni një tavë katrore me dimensione 20cm x 20cm

[lt_recipe name=”Cheesecake me kungull e krem djathi” servings=”16 katrorë” prep_time=”10M” cook_time=”40M” total_time=”50M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/11/IMG_20181111_100708_782.jpg” ingredients=”Për bazën e biskotave:;• 200gr biskota digestive (të thërrmuara);• 80gr gjalpë;Për mbushjen me djathë:;• 250gr krem djathi;• 100gr sheqer kaf;• 1 kokërr vezë;Për mbushjen e kungullit:;• 330gr pure kungulli;• 100gr sheqer kaf;• 2 kokrra vezë;• 1 lugë çaji kanellë;• ¼ lugë çaji xhinxher pluhur;• 1 majë luge karafil pluhur;• Panna e rrahur për dekorin final;” ]Ndezim furren në 200ºC; Shkrijmë gjalpin dhe e bashkojmë me biskotat të cilat I kemi grirë në pluhur më parë. E shtrojmë bazën në mënyrë uniforme dhe e lëmë në frigorifer të mpikset ndërkohë që bëjmë mbushjen; Në një tas qelqi rrahim vezën dhe sheqerin sa të bëhen shkumë e të kenë trefishuar volumin. Shtojmë djathin dhe e trazojmë mirë; Nxjerrim tavën nga frigoriferi dhe shtrojmë bazën e parë me krem djathi; Në të njëjtin tas ku përgatitëm bazën e bardhë rrahim vezët dhe sheqerin sat ë bëhen shkumë e të kenë trefishuar volumin; Shtojmë erëzat, purenë e kungullit dhe e trazojmë mirë; E hedhim edhe këtë mbi bazën me krem djathi dhe e pjekim në furrën e parangrohur për 20 min në 200º dhe më pas për 20 min në 180º; E lëmë ëmbëlsirën të ftohet mirë dhe e shërbejmë me pak panna të rrahur e një spërkatje kanelle[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading