Toptha energjikë kur të bie niveli I sheqerit

Unë I adhuroj frutat e thata dhe të thara të çfarëdolloj tipi. Mund të bësh pothuajse çdo gjë me to, por mbi të gjitha, kur je në dietë e të hahet diçka e ëmbël mund të konsumosh ca fruta të thata dhe nuk ndihesh fajtor.

Siç e kam përmendur edhe këtu, unë kam përdorur produktet e firmës Palma për një kohë relativisht të gjatë tashmë. Familja ime preferon me shumë kumbullat e kajsitë e thata të cilat me thënë të drejtën janë më të mirat që kam provuar deri më sot. Kanë një paketim që hapen e mbyllen gjë që bën që produkti të qëndrojë I freskët. Sigurisht tek ne kjo nuk ndodh se ne nuk flemë pa e ngrënë gjithë pakon njëherësh ☺.

Jashtë është një vapë e tmerrshme, ndaj po ndaloj së shkruajturi këtu e ti kthehem qëllimit, pra recetës së sotme ☺.

PS: Këtu do të gjeni edhe një kombinim tjetër të topthave energjike duke përdorur fruta të tjera

[lt_recipe name=”Toptha energjikë kur të bie niveli I sheqerit” servings=”25 toptha” prep_time=”5M” total_time=”5M” difficulty=”e thjeshtë” summary=”Për këtë recetë kam përdorur frutat e thata të firmës Palma Nuts” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/07/toptha-energjike-me-kajsi-e-fara-kungulli.-7.jpg” ingredients=”• 90 gr fara kungulli;• 50 gr bajame të pa pjekura;• 50 gr fara susami;• 1 cm xhinxher I freskët;• 90 gr kajsi të thata;• 1 lugë çaji mjaltë I mirë ( unë përdora gështenje) ;” ]Si fillim grijmë imët 50 gr fara kungulli deri sa të bëhen pluhur e I vendosim mënjanë në një tas të sheshtë; Në të njëjtin mikser hedhim gjithë përbërësit e tjerë përveç mjaltit dhe I grijmë imët. Shtojmë mjaltin me ende mikserin në punë dhe e lëmë të punojë sa të fillojnë të lidhen pak; Fikni mikserin dhe me duart pak të lagura formoni 25 toptha të vegjël dhe lyejini me pluhurin e farave të kungullit; Ruajini në një enë me mbyllje hermetike ose ndajini me miqtë ☺[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading