Menuja javore- Java e parë

Siç ju kisha informuar edhe në këtë postim timin, sot fillon muaji I parë ku unë do ndaj me ju pazaret e javës. Këto do jenë përbërësit që unë do përdor për  menu-javore-java-1 që mund ta printoni nëse dëshironi.

Këtë muaj po mundohem që të caktoj një buxhet javor për ushqimet që nuk duhet të tejkalojë shumën 10,000Lek. Gjëja e parë që bëra ishte pikërisht inventari I produkteve që kisha në shtëpi për të evituar blerjet e kota, më pas dola në pazar për të marrë dhe ato që më duheshin.

Shuma e shpenzuar? Rreth 8,600 lek përfshirë një tas qelqi, një shishe verë të bardhë e disa kanaçe birrë që nuk I kisha planifikuar ☺.

Me pak fjalë mora:

    • Qumësht (3 litra), 1 kg kos dele, 1 kg kos lope, ½ kg gjalpë
    • Spinaq dhe rukola në qese ( t’i kem gati për sallatë) që ishin prodhim vendas (Bravooo Eco Farm)
    • 2 pako patatina nachos me djathë (këto I kemi për sallatën, për takos në tavë dhe për supën enchilada)
    • Makarona për supë,  1 pako makarona linguine
    • Majonezë
    • Domate në kanaçe ( 2 kuti me domate të plota dhe 1 kuti me domate të copëtuara)
    • 2 pako miell ( kisha gjëndje por këtë e gjeta me oferte 69lek dhe ndaj e mora)
    • Djathë kaçkavall të grirë
    • 2 kuti krem të athët (e gjeni me emrin Schmand të firmës Zott)
    • Kripë rozë (më kish mbaruar kjo dhe e kisha harruar ta listoja, mirë që e pashë)
    • 1 pako me pite të mëdha arabe (prodhim vendas edhe ky nga një furrë buke-janë super)
    • 1 kavanoz gjalpë kikiriku (unë përdor Calve nga ajo me tapë të verdhë)
    • 4 kanaçe birre plus 1 shishe verë të bardhë
    • 250gr pançetë të firmës Fix ( më e mira në treg aktualisht)
    • 2 kuti të vogla me qumështi të avulluar e pa sheqer (ishin me ofertë, mund të bëj ndonjë ëmbëlsirë me to)
    • 200gr arra të qëruara
    • 1 pako me hurma arabie (epo edhe ndonjë gjë të ëmbël do e hamë apo jo?)
    • Bukë format bagetë
    • Petë të pjekura
    • 300gr djathë Çedar (i paprerë) dhe 200gr djathë me myk (Dana blu)
    • Fileto pule 1 kg
    • Peshk troftë (për t’u blerë në fundjavë)
    • Çikale dhe Karkaleca (për t’u blerë në fundjavë ose nëse I gjeni, blijini dhe mbajini në ngrirje)
    • Domate, kastraveca, patate, spec djegës, 2 avocado
    • Majdanoz, mente, kopër, selino

Çfarë kisha gjëndje dhe që do më duhen për këtë javë janë:

  • Fasule të kuqe (3 kanaçe të vogla)
  • 1 kavanoz me kalli misri të vogël (mund të përdorni misër kokërr në kanaçe)
  • Djathë të bardhë
  • Vaj luledielli
  • Vaj ulliri
  • Vezë (kam 3 pula që kanë filluar të bëjnë vezë plot kështu që për këtë muaj ia kam hedhur ☺)
  • 2 pako 200gr me mish të ngrirë
  • Fara chia (në dyqan I gjeni në format 250gr me 250lek)
  • Miell misri
  • Spec të kuq të pjekur në kavanoz
  • Pite tortilla misri
  • Mocarelë e freskët (3 toptha të cilat I kisha marrë me ofertë)
  • Tërshërë petë
  • Mustardë, ketchup
  • Sheqer
  • Speca dhe kungulleshka

Kjo ishte lista ime e pazareve. Ne ditët në vijim do postoj edhe recetat sipas menusë.

Uroj të gjeni edhe ju frymëzim nga kjo rubrikë dhe sigurisht pres eksperiencat tuaja ☺

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading