Potstickers- Byreçka kineze të gatuara në tigan.

Potstickers- Byreçka kineze të gatuara në tigan.

Siç tashmë e keni mësuar, unë e adhuroj kuzhinën aziatike dhe fatmirësisht edhe familja ime e shijon. Disa receta I kam shpërndarë edhe më parë në blog, si për shembull këtu, këtu dhe këtu.

Një ndër sfidat këtu në Shqipëri është dhe gjetja e petave wonton të gatshme, ato që përdoren gjërësisht jashtë shtetit edhe për të kursyer kohë në gatim. Megjithatë, më mirë kështu, në këtë mënyrë jam e detyruar t’i bëj vetë në shtëpi, kështu janë edhe më ekonomike dhe sigurisht më të shëndetshme sesa të dyqanit.

Unë nuk jam shumë e zonja me hapjen e petave (sepse duhet të hapen të shumë holla), por meqë këtë verë bleva makinën e makaronave, bërja e petave wonton është edhe më e shpejtë tani.

Potstickers-Byreçka kineze të gatuara në tigan.

Janar 14, 2018
: 4 persona
: 25 min
: 15 min
: 40 min
: Mesatare

By:

Ingredient
  • Për petat wonton:
  • • 1 vezë
  • • 1/4 kupë ujë (më shumë nëse është e nevojshme)
  • • 1 2/3 kupa miell
  • • pak kripë
  • Për mbushjen:
  • • 2 kupa mbushje mishi për Baozi
  • • 1 kupë ujë
  • • 2 lugë gjelle salcë soje
  • • 1 lugë çaji vaj susami
  • • salcë shoqëruese soje
Direction
  • Step 1 Fillimisht përgatisim brumin e byreçkave. Në një tas të madh përzieni miellin, vezën, kripën dhe ujin. Punojeni brumin deri sa të bëhet elastik
  • Step 2 Mbulojeni me qese dhe lereni të pushojë për gati 15 minuta
  • Step 3 Ndërkohë që brumi pushon, përgatisni mbushjen sipas kësaj recete
  • Step 4 Nëse do përdorni makineri makaronash, ndajeni brumin në 2 pjesë dhe hapeni në makineri, në të kundërt, lyeni mirë banakun me miell dhe hapeni brumin në një petë shumë të hollë
  • Step 5 Përdorni një formë rrumbullake për të prerë petën në rrathë me diametër 8cm ( ose përdorni një gotë)
  • Step 6 Vendosni nga një lugë çaji mbushje në mes të çdo rrethi dhe lyeni me ujë njërën anë të petës
  • Step 7 Paloseni në dysh dhe krijoni disa rrudha në njërin krah e më pas në krahun tjetër, ose nëse nuk jeni familjar me palosjen e potstickers, mjafton t’i palosni në dysh
  • Step 8 Ngrohni një tigan, hidhni pak vaj susami, vendosni me kujdes byreçkat dhe shtoni salcën e sojës dhe ujin
  • Step 9 Mbulojini me kapak dhe lerini të ziejnë derisa uji të avullojë. Lerini byreçkat të ngjisin paksa në tigan (nga kjo u vjen dhe emri), gati 2 minuta
  • Step 10 Hiqini nga tigani dhe servirini ende të nxehta. Përdorni këtë salcë shoqëruese për byreçkat

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.