Lakror me hithra

Tani është stina perfekte për të gatuar hithrat. E meqë jemi  në sezon, vendosa të blej disa tufa e t’I gatuaj. Mami im I ka gatuar gjithmonë hithrat,por kurrë nuk më kish shkuar mendja që do vinte një ditë që do I gatuaja edhe unë. E në fakt pjesa më e vështirë ishte larja e tyre pa djegur duart. Meqënëse e kisha për herë të parë, mendova ti laja me dorashka, por ndjeva se sërisht më dogjën, kështu që mbusha lavapjatën me ujë të ngrohtë, zhyta mirë hithrat në të dhe I lashë ashtu për gati 10 minuta. Mora gërshërën  që të më ndihmonte me ndarjen e gjetheve nga kërcelli (vetëm gjethet konsumohen nga hithra) dhe duke kapur me kujdes fundin e kërcellit të hithrës preva një nga një gjethet. I gjithë procesi zgjati rreth 15 minuta fiks, pra duket si punë e komplikuar, por mbaroi shumë shpejt.

E që mos ta zgjas shumë me fjalë, sot ju kam sjellë recetën e lakrorit me hithra me një përbërës shtesë jo të zakonshëm për këtë gatim.

[lt_recipe name=”Lakror me hithra” servings=”4 persona” prep_time=”25M” cook_time=”30M” total_time=”55M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/04/hapja-e-brumit.jpg” ingredients=”Mbushja:;• 2 tufa hithra (vetëm gjethe);• 3 qepë të njoma;• 1 degëz trumzë e njomë;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 kupë kos;• Lëkura e një kokrre limoni e grirë në rende (përbërësi sekret 😂) ;• Pak gjalpë për lyerje;• Kripë sipas dëshirës;;Për brumin:;• 500gr miell;• 300ml ujë të vakët;• 25gr maja e freskët ose 7gr maja buke e tharë;• 1 lugë caji sheqer;• 1 lugë caji kripë;” ]Si fillim përgatisim brumin pasi ka nevojë të pushojë gati 30-40 minuta;Në një enë të vogël hedhim majanë e freskët (ose të thatë) sheqerin dhe ujin e vakët. I trazojmë mirë me lugë sa të tretet majaja dhe e lëmë mënjanë për 5 minuta;Sitim miellin, hedhim kripën dhe hapim një gropëz në mes. Aty do të shtojmë majanë e tretur në ujë. E trazojmë me duar deri sa të bëhet elastike. Mbështjellim enën me një qese transparente dhe e lëmë në një vend të ngrohtë sa të dyfishojë volumin; Në një tigan të thellë hedhim vajin e ullirit, qepët e njoma dhe degën e trumzës. I fërgojmë sa të zbutet qepa, shtojmë hithrat dhe I mbulojmë me kapak. Në këtë mënyrë hithra do të lëshojë lëngun e saj dhe do reduktojë volumin. E rregullojmë më kripë sipas dëshirës dhe shtojmë kosin. E trazojmë mirë dhe e lëmë mënjanë; Ndezim furrë në 250ºC; Ndajmë brumin në dysh dhe hapim petët sa madhësia e tavës. Me dozat më lart do ju nevojitet një tavë e madhe rrumbullake. Lyejmë tavën me pak vaj dhe shtrojmë petën e parë, hedhim mbushjen mbi të duke e hapur me kujdes me lugë në mënyrë të njëtrajtshme. Shtojmë lëkurën e limonit dhe në fund e mbyllim me petën tjetër. Tek kjo e fundit unë vendosa për dekor disa gjethe hithre para se të hapja petën, e në fakt doli vërtet dicka e këndshme. Kthejmë anët si në foto , vendosim disa copëza gjalpë dhe e fusim të piqet për gati 30 minuta ose sa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë. Pasi të jetë pjekur, e heqim nga furra, e spërkasim me pak ujë dhe e mbulojmë tavën me një picetë të madhe; Për ta servirur, e presim dhe e shoqërojmë më kos.[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading