Potstickers- Byreçka kineze të gatuara në tigan janë një pjatë që gatuhen shpesh tek ne.
Siç tashmë e keni mësuar, unë e adhuroj kuzhinën aziatike dhe fatmirësisht edhe familja ime e shijon. Disa receta I kam shpërndarë edhe më parë në blog, si për shembull këtu, këtu dhe këtu.
Një ndër sfidat këtu në Shqipëri është dhe gjetja e petave wonton të gatshme, ato që përdoren gjërësisht jashtë shtetit edhe për të kursyer kohë në gatim. Më në fund arrita ti gjej dhe në këtë video që po ndaj këtu keni edhe mënyrën se si ti palosni dhe gatuani edhe ju.
Unë po ndaj me ju sot edhe recetën për soup dumplings, pra byreçka kineze të mbushura me supë.
I provova për herë të parë para shumë vitesh në New York. Kështu më ngeli mendja ti provoja edhe 1 herë vetë. Çudia më e madhe ishte si ta kishin futur supën brenda petës në fakt.
Duke kërkuar në internet pashë që lëngu nuk ishte gjë tjetër veçse lëng mishi i xhelatinosur. Kështu, zieva 2 pulpa gici në slow cooker për 8 orë. E kullova lëngun dhe e lashë gjatë natës në frigorifer.Megjithatë, më mirë kështu, në këtë mënyrë jam e detyruar t’i bëj vetë në shtëpi, kështu janë edhe më ekonomike dhe sigurisht më të shëndetshme sesa të dyqanit.
Potstickers- Byreçka kineze të gatuara në tigan.
Përbërësit
- 🔹️ 20 peta për gyoza (e gjeni ke neranxi më në fund)
- 🔹️ 500g mish gici i grirë
- 🔹️ 2 qepë të njoma
- 🔹️ 2 lugë çaji vaj susami
- 🔹️ 3 lugë gjelle salcë soje
- 🔹️ xhelatinë mishi
Instructions
- Përziejmë përbërësit e mbushjes bashkë (përveç xhelatinës).
- Marrim 1 petë dhe e njomim me ujë.
- Hedhim 1 lugë çaji xhelatinë dhe 1 lugë çaji mbushje.
- I palosim dhe i lëmë mënjanë.
- Për ti gatuar, i gatuajmë në avull ku ke tava me vrima shtrojmë 1 fletë letër kuzhine.
- I ziejmë pa hapur kapakun për 8 minuta.
Leave a Reply