Biskota të frikshme për Halloween të bëra në shtëpi

Jump to recipe

U bë pak kohë që edhe në Shqipëri po festohet Halloween, edhe pse besoj se pak më shumë në Tiranë. Tanimë fëmijët trokasin derë më derë duke thënë rreng apo shaka. Vitin e shkuar unë kisha përgatitur disa mini brauni dhe kisha blerë plot karamele. Këtë vit vendosa të bëj disa biskota dhe ti dekoroja si kafkë, kungull, mini përbindësha, krimba etj…

Për të përgatitur këto biskota ju nevojiten prerëse me forma si psh në formë kafke, kungulli, lule, katror etj… Në rast se nuk mund ti gjeni këto forma mund të përdorni gota të ndryshme të lyera mirë me miell dhe me përmasa të ndryshme. Përdorni më pas fantazinë tuaj për t’i dekoruar.

Përsa i përket shijeve, mund të përdorni çfarëdo lloj esence, por për këto biskota unë kam përdorur esencë bajameje dhe vanilje.

2 Comments

  1. Sa te bukura kane dale. Po pres ti provoj 🙂

    1. Janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading