Titulli “Lëkurë” frutash tingëllon pak çuditshëm në shqip, por ama në shije është fantastike. Për herë të parë këtë recetë e kam parë tek Weelicious nga Catherine McCord e cila për mua ka qënë dhe do të mbetet frymëzim, për nga mënyra e shëndetshme e të ushqyerit dhe të ideve të këndshme që ajo ka për ushqimin e kalamajve për në shkollë. Në ka ndonjë gjë që e kam fiksim fare është pikërisht kjo e fundit, marrja e ushqimit me vete në shkollë, mgjt për këtë të fundit do shkruaj pak më gjatë më vonë, kur të jemi gati për vitin e ri shkollor meqë ky aktuali përfundoi ( o Zot shyqyr 😂😂)
Pra, siç po shkruaja më lart, tani që jemi në sezonin e frutave, një alternativë për ti bërë kalamajtë (nga 1-99 vjeç) të konsumojnë fruta, është dhe kjo recetë (ang. Fruit leather).
Për këtë recetë mund të përdorni thuajse gjithë llojet e frutave përveç shalqiut, pjeprit e ndonjë fruti tjetër që për momentin nuk po më kujtohet, që duke pasur shumë ujë në përbërje, nuk mund të thahen mirë në furrë.
Unë kam përdorur dehidratorin tim për tharjen e frutave por dhe furra funksionon dhe po e shkruaj edhe metoden.
“Lëkurë” frutash
Përbërësit
- • 700gr kajsi dhe pjeshkë miks
- • ½ kupë mjaltë (ose më shumë në bazë të thartësisë së frutave)
Instructions
- Metoda e furrës:
- Ngrohim furrën në 90◦C ( mundësisht opsionin me ventilator )
- Në gotën e mikserit që përdoret për smoothie (frulator –përshtatje nga italishtja se në shqip nuk gjej dot fjalën e saktë), hedhim frutat e prera trashë dhe mjaltin. I miksojmë deri sa të behët një masë kremoze homogjene.
- Veshim një tepsi të sheshtë me letër pjekjeje dhe hedhim kremin e frutave. Këtu duhet të kemi shumë kujdes, shtesa e kremit duhet të jetë shumë e hollë. Nëse e shihni që shtresa ështe e trashë, hiqni një pjesë te kremit dhe vendoseni në një tepsi tjetër. (Sa më e trashë shtresa aq më shumë kohë nevojitet për tharjen e saj)
- E përplasim tepsinë (tepsitë) disa herë mbi banak në mënyrë që kremi të shpërndahet sa më njëtrajtshëm.
- E fusim në furrë dhe e lëmë të thahet për gati 4-5 orë ose deri sa kur ta prekim me majën e gishtit, të mos na ngjitet në gisht.
- E fikim sobën dhe e lëmë tepsinë brenda deri sa të ftohet mirë.
- Më pas me ndihmën e një gërshëre, e presim në shirita (së bashku me letrën e pjekjes) të madhësive të ndryshme. I rrotullojmë (letra e pjekjes të jetë nga jashtë), I lidhim me spango një e nga një dhe I ruajmë në një enë qelqi për ti ngrënë ose kur dalim shëtijte, ose për tua dhënë fëmijëve me vete në shkollë/kopësht/shëtitje etj…
- Kombinime të ndryshme mund të bëni psh: mollë-mjaltë-kanellë, banane-mjaltë-luleshtrydhe, pjeshkë-mjaltë-luleshtrydhe, pjeshkë-mjaltë , mjedër-mjaltë-banane, kivi-mjaltë-luleshtrydhe etj etj …
- Metoda e dehidratorit
- Sistemojmë kremin e bluar në tavat e dehidratorit. I sistemojmë brenda dhe e ndezim në 45°.
- I lëmë të thahen për 4-5 orë dhe i presim në shirita sl bashku me letrën e pjekjes.










Leave a Reply