Çokollatë Bounty 

Jump to recipe

Nuk ka gjë më të thjeshtë sesa të bëni çokollatë bounty në kushte shtëpie. Një çokollatë që përgatitet vetëm me 4 përbërës në fakt. E gjithë vështirësia qëndorn në faktin se si do i rezistoni mos ti hani të gjitha.

Çfarë do të cilësoja si shumë të rëndësishme në këtë recetë është përdorimi I produkteve cilësore.

Kur të blini arrë kokosi sigurohuni të merrni cilësinë më të mirë në treg. Nëse arra është shumë e grirë, mbushja do ju dalë si brumë dhe nuk do I përngjajë çokollatës bounty.

Nëse nuk arrini të gjeni arrë kokosi të tharë që të jetë cilësore, atëhere përdorni të freskët. Po, po, pikërisht. Blini një arrë kokosi, çajeni me kujdes (shih linkun këtu) dhe grini tulin e saj në rende. Duke qënë e freskët, sigurisht do jetë edhe më e ujshme, ndaj reduktoni pak sasinë e qumështit të kondensuar.

Po kështu vlen edhe për çokollatën që do bëni veshjen. Sa më e mirë çokollata aq më I mirë do dalë dhe produkti përfundimtar.

Për këtë recetë do të sugjeroja të përdorni çokollatë të zezë, pasi kështu neutralizohet pak ëmbëlsia nga qumështi I kondensuar.

Unë zgjodha ti hedh përsipër disa grimca fare kakaoje (cocoa nibs) dhe pak kripë. I dhanë shumë shije çokollatave.

Kjo Çokollatë Bounty e bërë në kushte shtëpie, është gjithashtu edhe pa gluten.

2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading