Chow mein – makarona kineze

Në familjen time pothuaj çdo gjë konsumohet me qejf (përveç ndonjë dështimi në gatim që të jem e sinqertë fare 😂), mgjt sa herë u them a bëjmë makarona chow mein (makarona kineze) sigurisht që s’më thotë asnjëri jo. E mira e kësaj pjate është që mund të përdorni çdo lloj perimeje që ju gjendet në shtëpi si psh kungulleshka, rrepka të vogla, qepë të njoma, lakër napa (lakër kineze) e çfarëdolloj perimeje tjetër që nuk nevojë për shumë kohë gatimi etj..

Sasia: për 4 veta

Koha totale: 20 min

PËRBËRËSIT:

  • 4 ndarje makaronash kineze (egg noodles) këto mund të gjenden në hipermarket  tek zona e ushqimeve aziatike
  • 1 qepë e prerë në formë gjysëm hëne
  • 1 cm xhenxhefil i prerë në dysh
  • 1 spec i kuq i prerë në rripa
  • 1 spec jeshil i prerë në rripa
  • 1 karrotë e prerë në rripa të hollë
  • 1 kanaçe me filiza soje e kulluar nga lëngu ose të freskëta nëse arrini të gjeni
  • 3 lugë gjelle salcë soje
  • 1 lugë çaji vaj susami
  • Pak vaj ulliri

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Fillimisht zieni ujin për makaronat dhe sapo uji të ketë vluar hidhni makaronat (mos hidhni kripë në ujë pasi salca e sojës ka mjaftueshëm kripë) dhe lerini të ziejnë sipas instruksioneve te pakos (ato që marr unë zakonisht kërkojnë 6-7 min)
  2. Paralelisht në një tigan të madh e të thellë (nëse do keni wok aq më mirë) hidhni pak vaj ulliri dhe shtoni xhenxhefilin, qepën, specat, karrotën, filizat e sojës dhe kaurdisini sa të fillojnë të zbuten (gati 5 min). Shtoni vajin e susamit dhe salcën e sojës dhe 1 garuzhde nga uji i makaronave.
  3. Kulloni makaronat dhe shtojini në tiganin e perimeve duke i kaurdisur vazhdimisht.
  4. Sipas dëshirës mund të shtoni më shumë salcë soje.

 

Ps:  nëse nuk e dëshironi shijen e xhenxhefilit, mund ta hiqni para se ti hidhni në pjatë.

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading